TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë16 Prill 2025, 16:10

ILDKP “mbyll sytë” për pasuritë e politikanëve, futet në lojë SPAK; sekuestrohen dosjet për 30 funksionarë të lartë

Shkruar nga Pamfleti

ILDKP “mbyll sytë” për pasuritë e politikanëve,

SPAK shkund “sheikët" e politikës, sekuestron në ILDKP deklarimet pasurore...

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive vijon të jetë “zemërgjerë” ndaj pushtetarëve. Edhe pse kemi ministra, deputetë, zv/ministra dhe zyrtarë me pasur sheikësh, ILDKP ka ulur ndjeshëm vitet e fundit kallëzimet në organet e rendit apo drejtësisë. Teksa dikur kishte 60-70 padi në vit, tani ILDKP ka shkuar te shifra të papërfillshme.

Duke ju referuar raportit vjetor të vitit që lamë pas, ILDKP bën me dije se në 2024-ën ka kallëzuar 23 zyrtarë dhe nga këta vetëm një politikan të lartë, dosja e të cilit është referuar në SPAK.

Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2024, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve/Hetimit Tatimor, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, si dhe Policisë së Shtetit, 594 subjekte, ku janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë bashkie, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë të përgjithshëm, etj. Për periudhën  raportuese janë paraqitur në total 23 raste referimesh penale dhe referime të tjera, prej të cilave, një rast është referuar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, thuhet në raport.

Fakti që ka vetëm një padi në SPAK do të thotë se 22 emrat e tjerë janë drejtorë dhe zyrtarë të nivelit të ulët. Për këtë arsye SPAK është vënë vetë në lëvizje duke dërguar kërkesa në ILDKP për sekuestrimin e dosjeve për personat që ka nën hetim. Sipas të njëjtit raport, SPAK ka sekuestruar dosjet për 30 zyrtarë të lartë.

Në vijim të përmbushjes së angazhimeve të ndërsjellta që burojnë nga zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka vijuar shkëmbimi i të dhënave dhe informacioneve, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet e shkeljeve të kuadrit ligjor në fushën e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive, si dhe për veprat e mundshme penale, që lidhen me korrupsionin. Gjithashtu, në vijim të mbështetjes së strukturave të SPAK, mbi hetimet e nisura për zyrtarë, të cilët janë subjekte të deklarimit të interesave privatë, ka vendosur në dispozicion, për 30 raste, të gjithë informacionin e nevojshëm të administruar pranë Inspektoratit të Lartë për këto subjekte”, thekson raporti.

Më tej thuhet se për periudhën raportuese, janë në total 101 masa administrative “gjobë”. Nëdërsa për periudhën 2014 - 2024 janë aplikuar në total 2,231 masa administrative “gjobë”, të cilat, në një pjesë të konsiderueshme janë ekzekutuar në mënyrë vullnetare apo janë lënë në fuqi nga Gjykata Administrative.

Duhet theksuar se pjesa më e madhe gjobave janë aplikuar në kohën kur ILDKP e drejtonte Shkëlqim Ganaj, pas emërimit të Evgjeni Basharit, si kallëzimet ashtu dhe gjobat ranë ndjeshëm. /Pamfleti

Lini një Përgjigje