TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Janar 2026, 12:56

Edi Rama i dha leje ndërtimi mbesës së Sali Berishës, për hotel dhe pallate në Gjirin e Lalzit

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama i dha leje ndërtimi mbesës së Sali Berishës,
Edi Rama dhe Sali Berisha /

Ndërsa demokratët mbeten në opozitë prej 13 vitesh, familja Berisha përfiton leje ndërtimi, miliona euro investime të pajustifikuara dhe projekte turistike në bregdet, përmes vendimeve të firmosura nga Edi Rama dhe Këshilli Kombëtar i Territorit...

Ndërkohë që demokratët e ndershëm dhe qëndrestarë të bazës po vuajnë vitin e 13-të në opozitë, kryetari i tyre Sali Berisha, në emër të luftës kundër narko-qeverisë së PS-së, siç e quan, po vazhdon pazaret me kryeministrin Edi Rama për përfitime familjare nga pushteti.

Përveç lejeve të ndërtimit për komplekse vilash, pallatesh dhe kullash që po merr për vajzën Argita, dhëndrin Jamarbër dhe djalin Shkëlzen, si dhe futjes në rindërtim pas tërmetit të kunatit Agim Ramaj, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka përfshirë edhe mbesën Shpresa Breçani në favoret që i kërkon Edi Ramës.

Më 5 maj 2024, me Vendim nr. 6 të Këshillit Kombëtar të Territorit, firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro, kompania “HFE Construction Sh.p.k.” ka marrë leje ndërtimi për kompleks me 3 godina për apartamente dhe hotel me 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë në zonën e Lalzit.

Edi Rama i dha leje ndërtimi mbesës së Sali Berishës,

Sipas regjistrit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “HFE Construction Sh.p.k.” është 100% në pronësi të Feriz Breçanit, bashkëshortit të Shpresa Breçanit, mbesës së Sali Berishës, ndërsa administrator është djali i tyre Endrit Breçani.

Kjo kompani u krijua më 10 janar 2023, ndërsa leja e ndërtimit i është dhënë më 5 maj 2024; shpejtësi kohore që tregon se, përveçse është krijuar qëllimisht për të bërë biznes hotelerie në bregdetin e Lalzit, krijon bindjen se Sali Berisha kërkon dhe pranon favore nga Edi Rama, në këmbim të aktrimit sikur po bën opozitë.

Edi Rama i dha leje ndërtimi mbesës së Sali Berishës,

Bën përshtypje fakti që kompania familjare e Shpresa Breçanit u krijua me kapital 100 mijë lekë, ndërsa pas 3 javësh shtoi kapitalin me 363 milionë lekë; madje investoi 2.3 milionë euro, të cilave nuk u ka deklaruar burimin e të ardhurave.

Edi Rama i dha leje ndërtimi mbesës së Sali Berishës,

Por nuk do mend të kuptohet se nga e kanë burimin këto miliona euro, kur dihet që mbesa e Sali Berishës ka qenë eksperte kontabël e bilanceve false të fabrikës së Gërdecit, kompanisë mashtruese “Belle Air”, “ARMO” dhe kompanive të tjera të Rezart Taçit, 7 kompanive fantazma të Damir Fazlliçit dhe Argita Berishës, kompanisë së kullave “Partizani” të Jamarbër Malltezit, kompanisë së bixhozit të grupit mafioz italian “Sacra Corona Unita” etj.

Djali i Shpresa Breçanit rezulton pronar i kompleksit rezidencial turistik “Primavera” në Gjirin e Lalzit, ndërtuar mbi tokë që u është grabitur familjeve “Preza” dhe “Kalaja”, me firmën e dajë Saliut kur ishte kryeministër.

Ky kompleks është regjistruar si biznes i vogël “person fizik”, pa deklaruar burimin financiar, ndërkohë që administratori figuron me pagë mujore 35 mijë lekë si “teknik ndërtimi” te kompania “E&F Construction”, me pronar Shpresa dhe Endrit Breçani./Pamfleti

 

edi rama sali berisha gjiri i lalzit

3 Komente

  1. O
    Opionisti

    Per mua jo

    1. R
      Rremzi Tota

      Për mendimin tim , nuk duhet të penalizohet as mbesa as nipi , askush nga rrethi familjarë Kur investimi kryher në përputhje me kriteret dhe rregullat e përcaktuara Un nuk jam ndakort dhe dënoj me forcë , që Berisha mban dhe i fut në listë të mbyllur , mundësiaht të parët në qarqe .. ish krye bashkiak , që e vazhdojné edhe sot korrupsionin në ndërtimin e kullave , veçse kanë ndryshuar formën e korrupsionit , nga pasiv,, në aktiv Në vlerë leku i ka njërin qe njoh Un , sa apartamentet e Belinda Ballukut , në qoftë se i ka me të vërtetë

      1. R
        Roku

        Kjo eshte arsyeja perse Berisha mban ne pushtet Ramen

        Lini një Përgjigje