TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë11 Janar 2026, 14:56

Shpresa Breçani, fija e përhershme e pazareve të pushtetit

Shkruar nga Pamfleti

 Shpresa Breçani, fija e përhershme e pazareve të pushtetit

Nga hotele luksoze dhe toka bregdetare te bilance falimenti, emri i mbesës së Sali Berishës shfaqet në nyjet kyçe të aferave financiare, ndërsa qeveria e Edi Ramës garanton qoka dhe poste për rrethin familjar...

Disa ditë më parë, emri i Shpresa Breçanit, mbesës së Sali Berishës, doli si administratore te hoteli luksoz “Royal Hills” në Vorë, në ortakëri me Elisaveta Treskën, e lidhur me familjen “Berisha”, të cilën Edi Rama e emëroi Drejtoreshë të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Lidhja e tyre në biznes dhe emërimi i Elisaveta Treskës në krye të Sanatoriumit përbëjnë pazarin dhe qokën e radhës që Edi Rama i ka bërë familjes së kryetarit të PD-së, për të pasur nën kontroll sektorë të shërbimeve publike mjekësore, ku qarkullojnë miliona euro tenderë.

Shpresa Breçani, fija e përhershme e pazareve të pushtetit

Por bie në sy fakti që në çdo aferë, krim apo lidhje pushteti ku përfshihet familja e Sali Berishës, del emri i mbesës së tij, Shpresa Breçani, në rolin e ekspertes kontabël, ndërtueseje, pronareje hotelesh e tokash, si dhe manipuluese bilancesh të kompanive të mafiozëve dhe të koncesioneve që ka dhënë daja i saj kur ishte kryeministër.

Ja disa kompani mafioze ku ka dalë emri i Shpresa Breçanit:

- Ortakërinë me drejtoreshën e Sanatoriumit te hoteli “Royal Hill” në Vorë, mbesa e Sali Berishës e mohoi, duke deklaruar se ishte administratore likuidimi e caktuar nga gjykata. Por sipas dokumentit që po publikon “Pamfleti”, administratore falimenti rezulton Elisaveta Treska.
- Emri i Shpresa Breçanit doli si eksperte bilancesh e kompanisë “Alba Demil” të fabrikës në Gërdec, ku Shkëlzen Berisha ishte ortak kryesor de facto me Mihal Delijorgjin.
- Doli si eksperte kontabël te kompanitë fantazmë “Rudnap”, “Blancers Petroleum”, “Rompetrol” dhe “Petrol Slovenia–Tirana” të Damir Fazlliçit dhe Argita Berishës, por edhe në bilancet e Tunelit të Llogarasë.
- Doli në bilancet e kullave “Partizani”, që ndërtuan Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, por edhe në 12 komplekse me vila dhe pallate që janë ndërtuar dhe po ndërtohen në periferi të Tiranës.
- Doli në bilancet e “ARMO”-s, të cilën Sali Berisha, kur ishte kryeministër, ia shiti “për 5 lekë” trafikantit dhe kontrabandistit Rezart Taçi, njëkohësisht sponsor i fondacionit të Liri Berishës.
- Doli si eksperte bilancesh falimenti për “gropën e zezë” financiare të televizionit “ALSAT” të Rezart Taçit dhe një grupi mafioz të përfshirë në trafiqe, kontrabandë karburantesh dhe pastrim parash.

Shpresa Breçani, fija e përhershme e pazareve të pushtetit

- Doli në bilancet e “Belle Air”, kompani që mashtroi dhe zhvati 53 mijë qytetarë me bileta avioni pa kryer fluturimet, kompani e lidhur si biznes me familjen “Berisha” dhe ish-ministra të qeverisjes së saj.
- Doli si eksperte kontabël e një kompanie me aktivitet bixhozi, call-center dhe pastrim parash, krijuar në Shqipëri nga një prej krerëve të grupit mafioz italian “Sacra Corona Unita”, në ortakëri me mafiozin Artur Shehu, i cili grabiti 600 hektarë tokë në Vlorë gjatë pushtetit të Sali Berishës.
- Doli si pronare e 16 mijë m² tokë në Porto Romano, por edhe si kontabiliste likuidimi në 73 kompani të tjera me aktivitet pastrimi parash në ndërtime, energji, rrugë dhe importe, të cilat janë çuar fiktivisht në falimentim përmes bilanceve false të hartuara nga Shpresa Breçani.
- Emri i saj ka dalë në 27 pasuri të paluajtshme dhe biznese të regjistruara në emër të bashkëshortit Feriz Breçani dhe djalit Endrit Breçani, si dhe në një leje ndërtimi të dhënë nga kryeministri Edi Rama për një kompleks apartamentesh në Lalëz, dokumentet e së cilës do të publikohen në vijim./Pamfleti

shpresa breçani elisaveta treska

4 Komente

  1. L
    Landi

    O milet ipamfletit, eshte eksperte kontabel, per rrjedhoje me biznese do merret! Ju skeni pune tjeter me z. Brecani do merreni , si e keni hallin , ku fle lepri?!

    1. S
      Shkelqimi

      Sali Berisha Edi Rama= Partia e Punes e Enver Hoxhes!

      1. A
        Albana

        Kulmi injorances, apo dashakeqesise? S'besoj jeni kaq te paditur sa s'dini te lexoni. Elisaveta Treska Administratore falimenti???? Po duhet te japesh nje provin dhe pastaj te marresh nje license nga Ministria e Drejtesise qe te behesh Administratore falimenti. Pastaj duket qarte rubrika 13 Kufizimet e kompetencave te administratorit: Administrator i perkohshem Falimenti, ndersa rubrika 14 Ortake: Elisaveta Treska. Turp per nivelin tuaj!

        1. K
          Kristi

          Bravo Pamfleti Ate pune qe duhet ta beje Drejtesia sot po e Ben Pamfleti po Zbulon ç do qelize te mafies PD - PS aferat korruptive konçesionet famekeqe , por ka edhe nga ata qe ju preken interesat dhe ju sulmojne kuptohet ka edhe nga qe paguhen per tu sulmuar juve ky eshte realiteti Vazhdoni keshtu respekte pa fund

          Lini një Përgjigje