
Shqipëria mes akuzave për kapje shteti dhe ekonomi droge...
Prej disa kohësh, në skenën ndërkombëtare po qarkullon një term i fortë, i pakëndshëm dhe politikisht i rrezikshëm për imazhin e vendit: “narko-shtet”. Një etiketë që vjen jo nga analistë periferikë apo blogje, por nga një listë e gjatë mediash të mëdha evropiane dhe amerikane, media që formësojnë opinionin publik global, ndikojnë në diplomaci dhe në politikat e sigurisë së BE-së.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, në intervistën e tij për "Euronews", theksoi se “ka krim në Shqipëri si kudo në Evropë”, tabloja që paraqesin mediat ndërkombëtare është shumë më alarmante: jo krim “si kudo”, por një krim i lidhur me struktura shtetërore, me një ekonomi paralele miliardëshe dhe me ndikim real në politikë. Pikërisht për këtë tablo flasin prej kohësh "Der Spiegel", "ARTE", "Follow the Money", "Domani", "The Independent", "Washington Examiner" e të tjerë.
1. "Der Spiegel": Shqipëria si narko-shteti privat i Edi Ramës
Revista gjermane e përshkruan Shqipërinë si një shtet ku pushteti politik dhe grupet kriminale funksionojnë paralelisht dhe, në disa raste, bashkë. Raporti thekson mekanizma institucionalë që, sipas tyre, nuk arrijnë të frenojnë ekonominë e drogës, por vetëm e menaxhojnë atë në nivel politik.
2. "The Independent": Shqipëria, qendra e trafikut në Adriatik
Media britanike ka botuar disa artikuj ku e pozicionon vendin si pikë të rëndësishme tranziti për kanabisin dhe më pas, për kokainën që hyn në BE. Sipas përshkrimit të tyre, Shqipëria ka ndërtuar “një industri të plotë” me degëzime në Holandë, Belgjikë dhe Itali.
3. "ARTE"- Dokumentari që ngriti alarm në BE
Programi investigativ i "ARTE Europe Weekly" e trajton Shqipërinë si “një partner problematik” të BE-së, ku krimi i organizuar është shtrirë në struktura të administratës, policisë dhe politikës lokale. Disa segmente të dokumentarit janë të ashpra: ato e paraqesin Shqipërinë si vend ku reforma në drejtësi është kapur nga interesat që duhej t’i luftonte.
4. "Follow The Money" (FTM): Mafia shqiptare sfidon Europën
Hetimi i FTM-së, i publikuar edhe në platformën "BLAST", e shpjegon detajisht zgjerimin e grupeve shqiptare në tregun e kokainës në Perëndim, duke theksuar se “rrjetet operojnë me mbrojtje politike në vendin e origjinës”. Për BE-në, ky lloj prezantimi është më shqetësues se çdo deklaratë politike.
5. "Domani": Kapja e shtetit dhe lidhjet e mafies me pushtetin
Gazeta italiane ka botuar disa analiza mbi lidhjet midis politikës shqiptare dhe grupeve kriminale që operojnë në Itali. Artikujt flasin për një ekonomi të dyfishtë: një ekonomi formale dhe një ekonomi kriminale që, sipas tyre, faturon miliarda.
6. "Washington Examiner": Mbretëria evropiane e drogës
Ky artikull amerikan e cilëson Shqipërinë si “një laborator të krimit transnacional”, duke paralajmëruar se trafiku, korrupsioni dhe kapja e institucioneve po e vendosin vendin në radarët e agjencive të sigurisë perëndimore.
Pse Shqipëria perceptohet kështu?
Një nga arsyet kryesore pse Shqipëria etiketohet si “narko-shtet” është mënyra se si fitimet e krimit të organizuar dyshohet se riciklohen në ekonominë legale, veçanërisht në ndërtim.
Shumica e raporteve ndërkombëtare nënvizojnë të njëjtin problem: një shpërthim i ndërtimeve që nuk shpjegohet nga dinamika reale e tregut; vila, kulla, resorte dhe pasuri të paluajtshme që blihen me para të padeklaruara; mungesë verifikimi efektiv të burimit të fondeve; kapacitet i ulët investigimi financiar.
"Follow the Money" (FTM) dhe partnerët e tyre investigativë argumentojnë se Shqipëria është bërë një nga portat kryesore të riciklimit të kapitalit të paligjshëm në Europë, duke e lidhur këtë me klane kriminale që operojnë në trafikun e drogës.
Një tjetër arsye e fortë pse mediat përdorin termin “narko-shtet” ka të bëjë me perceptimin e lidhjeve të ndërsjella mes strukturave të krimit dhe segmenteve të politikës.
Në raportimet e "Der Spiegel", "Domani" dhe "ARTE", theksohet se: disa grupe kriminale kanë pasur akses te zyrtarë lokalë apo biznese publike; politikanë lokalë apo funksionarë publikë janë hetuar ose ndonjëherë arrestuar për bashkëpunime me rrjete trafiku; pushteti lokal në disa zona shihet si i “kapur” nga interesa kriminale.
Edhe pse jo çdo raportim është i njëjtë, linja kryesore është kjo: shteti nuk është radikalisht i shkëputur nga aktivitetet kriminale, dhe kjo i shton peshë termit “narko-shtet”.
Kur kryeministri thotë se “krimi është si kudo”, ai e vendos debatin në nivel krahasimor. Por problemin që ngre Europa nuk e ka me “krimin”, por me shkallën, ndikimin dhe penetrimin e tij në ekonomi, institucione dhe politikë.
Pikërisht këtu lind edhe termi “narko-shtet”: jo për shkak të trafikut, por për shkak të mënyrës se si ai thuhet se ka ndikuar pushtetin.
Ndërsa qeveria përpiqet të projektojë imazhin e një shteti normal, modern dhe kandidat për BE, mediat ndërkombëtare, nga Gjermania në Itali, nga Britania në SHBA, e paraqesin vendin si një nyje kyçe të krimit të organizuar në kontinent.
E vërteta mund të jetë diku në mes. Por fakti që termi “narko-shtet” po përdoret me këtë intensitet është një sinjal alarmi që nuk mund të injorohet më. /Përgatiti 'Pamfleti'
Pons Pilati çdo mengjes lan surratin e duart e thote une jame me surrat e duar të pastra.
Jetojme jashte, lexojme dhe gazeta. Nuk e quan njeri Shqiperine narko shtet. Keni zgjedhur disa gazeta dhe emisione ( disa jane si TV Shijaku dikur) te cilat nuk jane patjeter qe i sheh e lexon njeri. Rama ka te drejte , krimi eshte si kudo. shkoni ne Belgjike dhe e sheh a eshte me qete ne Tirane apo Bruksel. Ka qytete te Frances ku policija ka frike te hyje. Ne Shqiperi ka kontroll me te forte territori. Si kudo, ne nuk bejme perjashtim meqe jetojme ne demokraci ka dhe energji kriminele. Kete droge dikush e merr atehere si i bie qe gjithe Europa eshte narko popull. Lerini keto traplliqe qe shkruani. Nuk e sollen dhe zbuluan Shqiptaret drogen ata e gjeten midis Europianve apo kudo ku merret e perdoret.
Mire e ke vella. Ne Britani nuk e permend askush Shqiperine, as media e as populli. Bile kur bisedon me ndonje njeri te thjeshte nuk e dine se ku bie Albania. Mendimi im eshte se keta te medias marrin rroga nga ruso-serbo-greket e te tjere e na nxjerrin bojen neper bote. Skenderbeu me shume vuajti ne luftime me Ballaban Pashen e Hamza Kastriotin se me Ottomanet e vertete.
Vetëm sali kërma dhe ju e quani shqipërinë narko shtet. S'keni turp! Edhe sikur të jetë e vërtetë çfarë thonë ca palo gazeta që përpiqen të gjejnë fajtorë te të tjerët, e vërteta nuk është diku në mes. Spak po lufton përditë kundër krimit të organizuar dhe atdheu nuk shitet për ca klikime.
Nuk di si quhet ky shtet po nese jane shtetet keshtu atehere flasim kot:nuk eshte shtet.Si ndjekes i gazetave,tv apo cdo informimi tjeter lere pastaj qe ne jemi vend i vogel e cdo gje meret vesh per nje gje cuditem;ato pergjimet qe ne shohim apo lexojme a jane te verteta?Si nuk pashe deri tani nje pergenjeshtrim(nuk eahte fjala per rastin konkret i diteve te fundit)por pergjithsisht.Atehere keshtu drejtohet shteti me keto mesazhe adoleshentesh perdoren fondet publike sikur po zgjedhim ku ta organizojme nje feste apo nje argetim? Ky eshte niveli i shtetit qe per nje pune sado te rendomte ne administrate kerkohet nje CV me nje liste kerkesash ta gezosh ate vend pune apo te hapesh nje biznes ku tatimoret i ke te dera ende pa filluar,pa llogaritur pensionistet qe ferkojne duart kur marrin ate te shkrete pension qe nuk i del te mbajne frymen gjalle.Pa llogaritur te tjere hallexhi qe kane nevoje per ndime se jeta ashtu i erdhi.Atehere nese ky eshte shteti qe fondet i ka si lojra bixhozi,ndjeshmeri zero per njerezit qe e mbajne ne kembe e mbajne me kontribute e vota per pushtetin propozoj te quhet shteti i mrekullive Se ne mes mrekullive jemi por kemi nje problem;nuk kemi zyzet e karagjozeve qe kemi ne krye.
Ne kemi njerez qe jetojne jashte dhe nuk eshte e vertete qe Shqiperia quhet prej tyre narkoshtet. Pervec PD shqiptare dhe atij plehres Berisha me shoke, te cilet po bejne cmos qe Shqiperia te mos hyje ne BE, askush nuk thote narkoshteti. Po keta te kene turp qe bejne politike me kete fjale dhe me burgun. Po prandaj fitojne hahaha
Po sespse Rama nuk njivet me si Kryeministri po si Shoku Gysit.
Nuk dua t'i dal krah larove tane. Ketu ne Britani eshte nisur nje hekurudhe qe lidh Londren me Manchester e ka me se 10-15vite. U planifikua per 50,000 Pound, jane hedhur 100,000 Pound e akoma duhen Pound te tjera kur jane nderruar 2-4 qeveri deri tani. Wembley Stadium kur u rindertua u tha qe do kushtoje 700,000 Pound e mbaroi per 950,000 Pound. Ashtu edhe Millenium Dome nje fare rrumbullake me cati-tende plastike e lista nuk mbaron. Keto shifra jane permendur nga media e ne menyre fisnike te edukuar. Pse? Sepse dalin te papritura te paparashikuara. Kur nishim te vegjel shkonim e laheshim ne lumenj e rezervuare e degjohej "muzika" e bretkocave qe te cante bythen, e megjithate ishte nje "muzike" qe te terhiqte. Pse? Sepse Shqiptaret jane rritur me "muziken" e grave te dyqani i fshatit si 75% fshatarake, maloke, provinciale e quani si te doni. Doli nje fjale e deformuar atehere qe fshatarit i thonim pshatar me percmim sepse e ka mendjen e gjykimin te ngushte.