TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Prill 2025, 15:33

Babloku ‘hap thesin’ para zgjedhjeve: Fonde shtesë për 20 bashki; 700 mijë- 1.2 milionë euro për "emergjenca" fiktive

Shkruar nga Pamfleti

 Babloku ‘hap thesin’ para zgjedhjeve: Fonde shtesë për 20

SPAK informohet për skandalin financiar dhe elektoral: Në prag të zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar shtimin e fondeve për 20 bashki nga 700 mijë deri në 1.2 milionë euro secila, me pretekstin e shërbimeve emergjente, por pa specifikuar qartë objektivat. Ky veprim ngre dyshime serioze për përdorim elektoral të parave publike.

Gjatë një prej komunikimeve të tij ditore me publikun, kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk blen vota. Mirëpo, dokumentet dhe aktet zyrtare të nxjerra kohët e fundit hedhin poshtë këto pretendime, duke zbuluar një skemë të organizuar për blerjen e votave nëpërmjet fondeve publike.

Burime brenda Ministrisë së Financave bëjnë me dije se më 15 prill 2025, me urdhër direkt të Ramës, ka përfunduar procedura e krijimit të fondeve shtesë speciale për 20 bashki, në shumën nga 700 mijë deri në 1.2 milionë euro secila. Këto fonde janë maskuar si "Grande për shërbime emergjente ndaj komunitetit", megjithëse nuk ka asnjë specifikim të qartë të këtyre emergjencave apo shërbimeve konkrete.

Ky skandal i rëndë, që përbën një shkelje të hapur ligjore dhe një krim elektoral, po i bëhet publik dhe i njoftohet SPAK-ut për hetim të menjëhershëm. Fakti se kërkesat e pretenduara nga kryebashkiakët janë në përputhje të plotë me shumat që ka paracaktuar kryeministri Rama dhe të cilat Ministria e Financave i ka miratuar, dëshmon për një organizim paraprak kriminal.

Fondet janë përcaktuar kështu: nga 700 mijë euro për bashkitë Kuçovë, Peqin, Krujë, Malësi e Madhe dhe Has; nga 800 mijë euro për Bulqizë, Gramsh, Divjakë, Devoll dhe Rrogozhinë; 900 mijë euro për Bashkinë Kukës; 1 milion euro për Bashkinë Vorë; dhe 1.2 milionë euro për Durrës, Lushnje, Himarë, Fier, Dibër, Gjirokastër, Sarandë dhe Pogradec.

Kalimi i këtyre fondeve në llogaritë e bashkive do të bëhet në datën 2 maj 2025, vetëm 9 ditë para ditës së zgjedhjeve, duke përforcuar dyshimet e forta se këto para publike po përdoren për blerje direkte votash.

Në vazhdimësi, nuk përjashtohet mundësia që Edi Rama të miratojë fonde shtesë edhe për bashki të tjera, veçanërisht aty ku patronazhistët kanë raportuar se Partia Socialiste po humbet terren dhe se nevojiten më shumë para për të siguruar votat./Pamfleti

fonde shtesë zgjedhje emergjenca

Lini një Përgjigje