TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë21 Prill 2025, 17:44

SPAK shtyn pas zgjedhjeve goditjet e bujshme, kush janë emrat që rrezikojnë telashe pas 11 majit?

Shkruar nga Pamfleti
SPAK shtyn pas zgjedhjeve goditjet e bujshme, kush janë emrat që
Kush e ka radhën?

Ky është viti i fundit i Dumanit në krye të SPAK...

Prokuroria e Posaçme duket se ka shtyrë pas zgjedhjeve goditjet e bujshme. Edhe pse u fol se fushata nuk do të pengojë organin e akuzës të nxjerrë para drejtësisë emrat që kanë bërë afera, sinjalet janë se goditjet e radhës do të bëhen pas 11 majit. Edhe vetë SPAK tani është fokusuar te krimet zgjedhore, pasi prokurorët janë shpërndarë në të 12 qarqet e vendit.

Në raportin vjetor të vitit që lamë pas, bëhet me dije se janë afro 800 dosje aktive, ku mbi 300 janë hapur vetëm gjatë vitit 2024.

Volumi i hetimeve penale vijon të ketë një trend pozitiv edhe për vitin 2024, me një rritje prej 9,7% krahasuar me vitin paraardhës. Kështu gjatë kësaj periudhe, janë nën hetim gjithsej 793 procedime (në 854 procedime të nën hetim gjithsej, 61 prej tyre janë bashkuar). Prej këtij totali, 526 procedime penale janë mbartur nga viti 2023, ndërsa 328 procedime penale janë regjistruar gjatë vitit 2024, si procedime penale të reja”, thekson SPAK.

Por kush janë emrat e njohur që rrezikojnë telashe pas zgjedhjeve, pse jo edhe prangat?

Bëhet fjalë për disa figura si në kampin e majtë, ashtu edhe në atë të djathtë. Duke nisur nga PS, kemi dy ish-ministre që i kanë letrat e hapura.

E para është Frida Krifca, ish-ministre e Bujqësisë. SPAK po heton mbi abuzimin me fondet IPARD, periudhë kur Krifca ka qenë drejtoreshë e AZHBR. Në SPAK ka shkuar një dosje shumë voluminoze nga BE, ku aty përmendet dhe ish-ministrja.

Emri i dytë është Olta Xhaçka. SPAK po kryen disa hetime ndaj saj, ku zhvillimi më i fundit është vendimi gjykatës për të detyruar prokurorinë të regjistrojë procedim penal ndaj Xhaçkës dhe burrit të saj mbi një padi të Fredi Belerit. Pra e njëjta skemë si me Ilir Beqajn, i cili tentoi të shpëtonte, por gjykata e fundosi në fund. Ndërkohë vijojnë hetimet për privatizimin e Portit të Sarandës.

Një emër tjetër është Ceno Klosi, ish-drejtor i Tatimeve dhe aktualisht kandidat i PS për deputet në Fier. Ai po hetohet për abuzime me detyrën. Po ashtu kemi deputeten Klotilda Bushka, e cila po hetohet në dosjen “Veliaj”. Ajo akuzohet për prishje provash dhe intimidim dëshmitarësh.

Duke kaluar nga kampi blu, SPAK po kryen disa hetime për fsheje pasurie. Një emër që po hetohet dhe që e ka pranuar publikisht është deputeti Luan Baçi. Po ashtu nën rrogoz flitet se një hetim i ngjashëm ka nisur edhe për Flamur Nokën.

Sa u takon dosjeve të tjera, kemi “21 Janarin” që duket sikur ka ngecur. Fillimisht u morën disa dëshmi, por tani SPAK e ka spostuar pak dhe pritet të aktivizohet si çështje pas zgjedhjeve. Te Gërdeci ka zëra se vijojnë hetimet dhe SPAK po heton për trafik fishekësh. Mos harrojmë se kemi dy padi ndaj Sali Berishës nga familja Haklaj. Një padi u bë dy vite më parë dhe një u bë tani. Të shohim nëse SPAK do të lëvizë.

Periudha pas zgjedhjeve pritet të jetë dinamike dhe për një arsye tjetër, ky është viti i fundit i Altin Dumanit si kryetar i SPAK. Në dhjetor atij i mbaron mandati dhe mesa duket, politika nuk ka plan të bëjë ndryshime ligjore që t’i mundësojë rikandimin. Për këtë arsye sinjalet janë se do ketë goditje të forta nga Dumani derisa të largohet. /Pamfleti

Lini një Përgjigje