TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2026, 21:06

Nis finalja e madhe Spanjë-Argjentinë, kush do të kurorëzohet mbreti i futbollit botëror?

Shkruar nga Pamfleti
Nis finalja e madhe Spanjë-Argjentinë, kush do të
Spanjë-Argjentinë

Spanja synon të rikthejë në Madrid kupën që fitoi për herë të parë në Afrikën e Jugut, në vitin 2010. Skuadra e drejtuar nga Lionel Skaloni kërkon të bëhet kombëtarja e parë që mbron titullin botëror pas Brazilit të vitit 1962.

Nis finalja e madhe e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Janë luajtur 103 ndeshje në tre SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërsa tani mbetet sfida vendimtare për të kurorëzuar kampionin e ri të Botës.

Spanja është skuadra që ka qarkulluar topin. "Furia Roja" rikthehet në një finale Botërori për herë të parë që nga triumfi i vitit 2010 dhe vjen me një seri mbresëlënëse prej 37 ndeshjesh pa humbje.

Argjentina, kampionia në fuqi ka ardhur deri në finale duke përmbysur sfidat, me kohë shtesë, duke patur edhe një herë në qendër të gjithçkaje Lionel Mesin.

Spanja synon të rikthejë në Madrid kupën që fitoi për herë të parë në Afrikën e Jugut, në vitin 2010. Skuadra e drejtuar nga Lionel Skaloni kërkon të bëhet kombëtarja e parë që mbron titullin botëror pas Brazilit të vitit 1962.

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, pushimi mes dy pjesëve do të zgjasë 17 minuta për shkak të "Halftime Show".

Statistikat historike favorizojnë Spanjën. Në 13 nga 14 finalet e fundit të Kupës së Botës dhe Kampionateve Evropiane, si për meshkuj ashtu edhe për femra, janë fituar nga skuadra që ka luajtur gjysmëfinalen e saj një ditë më herët se kundërshtari.

Vetëm një herë gjysmëfinalet janë zhvilluar në të njëjtën ditë.Ironikisht, seria nisi pikërisht me Spanjën, e cila mposhti Italinë 4-0 në finalen e “EURO 2012”.

Edhe Argjentina përfitoi nga ky avantazh në finalen e Botërorit 2022, kur kishte një ditë më shumë pushim sesa Franca. Këtë herë është Spanja ajo që ka pasur një ditë shtesë për t'u rikuperuar.

Nëse Argjentina fiton Kupën e Botës do të bëhet kombëtarja e tretë në histori që fiton dy Kupa Bote radhazi, pas Italisë (1934 dhe 1938) dhe Brazilit (1958 dhe 1962). Do të ishte gjithashtu skuadra e parë që e arrin këtë sukses në shekullin XXI.

Nëse triumfon Spanja, do të bëhet kombëtarja e katërt që mban njëkohësisht titullin kampion të Evropës dhe të Botës, pas Gjermanisë Perëndimore, Francës dhe vetë Spanjës në periudhën e artë 2008–2012, kur fitoi tri turne madhorë radhazi.

Spanja dhe Argjentina duhej të përballeshin këtë vit në Finalissima, turneu që vë përballë kampionët e Evropës dhe Amerikës së Jugut.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej në Katar, por u anulua për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

UEFA bëri të ditur se situata politike në rajon nuk lejonte zhvillimin e saj dhe më pas palët nuk arritën të gjenin një datë apo vend alternativ.

Finalja do të drejtohet nga Slavko Vinçiç, i cili bëhet arbitri i parë slloven që gjykon një finale të Kupës së Botës.

46-vjeçari është një nga “xhaketat e zeza” më të vlerësuara në Evropë. Ai drejtoi finalen e Ligës së Kampionëve 2024 në Wembley, ku Reali i Madridit mposhti Borusian e Dortmundit 2-0, si dhe gjysmëfinalen e “EURO 2024” mes Spanjës dhe Francës, të fituar 2-1 nga iberikët.

Ndeshja e tij e parë në një Kupë Bote ishte humbja surprizë e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në vitin 2022, ku në fund “Albicelestet” u shpallën Kampionë Bote, duke mundur Francën nga “ruleta e penalltive”.

Në këtë Botëror ai ka spikatur edhe për një vendim të pazakontë, kur ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin e Ekuadorit, Piero Hinkapi, në minutën e 95-të të sfidës me Meksikën. Deri tani ai ka dhënë mesatarisht 2.33 kartonë të verdhë për ndeshje.

 

argjentina spanja finalja e botërorit

Lini një Përgjigje