TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2026, 19:36

Formacionet zyrtare/ Spanja dhe Argjentina “all-in” në fushë, De la Fuente zgjedh Ruiz para Pedrit; Skaloni ul në stol Lautaron

Shkruar nga Pamfleti
Formacionet zyrtare/ Spanja dhe Argjentina “all-in” në
Spanjë-Argjentinë

Botërori 2026 do të mësojë sot kampionin e ri të botës, teksa finalja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të dhurojë një spektakël të madh për futbolldashësit në mbarë botën.

Të dyja kombëtaret kanë justifikuar pritshmëritë e tyre gjatë turneut. Spanja mbërrin në finalen e madhe si kampione në fuqi e Europës, ndërsa Argjentina si fituese e Kupës së Botës. Përballja mes tyre është një duel i shumëpritur në skenën botërore, pasi dy ekipet nuk janë përballur në një finale të Kupës së Botës prej 60 vitesh.

Për këtë sfidë vendimtare, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka vendosur të ruajë të njëjtin formacion që triumfoi ndaj Francës në gjysmëfinale. I vetmi vendim i rëndësishëm në mesfushë është zgjedhja e Fabian Ruiz, i cili preferohet para Pedrit.

Nga ana tjetër, trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, ka befasuar me disa ndryshime në formacionin titullar. Ai ka zgjedhur të aktivizojë Montiel, De Paul dhe Niko Gonzalez, ndërsa në stol kanë mbetur Molina, Paredes dhe Xhiuliano Simeone.

Finalja pritet të jetë një përballje mes dy filozofive të ndryshme të futbollit dhe një duel i veçantë mes dy prej kombëtareve më të suksesshme të viteve të fundit.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Unai Simon; Pedro Porro, Kubarsi, Laport, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Baena; Ojarzabal.

Formacionet zyrtare/ Spanja dhe Argjentina “all-in” në

Trajner: Luis De la Fuente

Argjentina: Emiliano Martinez; Montiel, Romero, Lisandro Martinez, Taljafiko; De Pol, Enzo Fernandez, MakAlister; Niko Gonzalez; Mesi, Hulian Alvarez.

Formacionet zyrtare/ Spanja dhe Argjentina “all-in” në

Trajner: Lionel Skaloni

 

spanja argjentina kupa e botës formacioni zyrtar

Lini një Përgjigje