Argjentina do të kërkojë të shkruajë historinë në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës, ku “Albicelestët” synojnë të fitojnë trofeun e dytë radhazi.
Përtej objektivit madhor për të ngritur sërish kupën, skuadra e Lionel Mesit ka edhe një motiv shtesë për të kaluar pengesën e fundit drejt lavdisë. Kampionët në fuqi duan të shmangin një skenar që ka ndjekur disa prej fituesve të mëparshëm të Botërorit: dështimin në finalen e radhës, katër vite pas triumfit.
Historia tregon se disa kombëtare nuk kanë mundur të mbrojnë kurorën e tyre në finalen pasardhëse:
Argjentina – Pas triumfit në Botërorin 1986 me legjendarin Diego Maradona, “Albicelestët” arritën sërish në finale në vitin 1990, por u mposhtën 1-0 nga Gjermania Perëndimore.
Brazili – “Seleçao” fitoi Kupën e Botës në vitin 1994 pas finales ndaj Italisë, por katër vite më vonë në Francë pësoi një humbje të rëndë 0-3 ndaj vendasve në finalen e vitit 1998.
Franca – Pas triumfit në Botërorin 2018, “gjelat” shkuan sërish në finale në vitin 2022, por u ndalën nga Argjentina e Lionel Mesit, e cila siguroi trofeun pas gjuajtjes së penalltive.
Tani është radha e Argjentinës që të provojë të shmangë këtë “mallkim” historik dhe të bëhet një nga të paktat kombëtare që arrijnë të mbrojnë titullin e botës.
Lini një Përgjigje