TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Korrik 2026, 17:34

Kaos në burgun italian! 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 oficerë

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në burgun italian! 400 të burgosur marrin nën kontroll dy

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në burgun Piazza Lanza në Katania të Siçilisë, ku qindra të burgosur u përfshinë në një revoltë që, sipas raportimeve paraprake, çoi në marrjen nën kontroll të dy reparteve të institucionit.

Sipas të dhënave paraprake, në incident janë përfshirë rreth 400 nga 422 të burgosurit që ndodhen në qeli, ndërsa autoritetet italiane vijojnë operacionin për rikthimin e kontrollit.

Gjatë përplasjes janë plagosur të paktën pesë oficerë të policisë së burgjeve, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Pas shpërthimit të trazirave, forca të shumta të policisë dhe karabinierëve rrethuan burgun, ndërsa kanë nisur negociatat me të burgosurit për t'i dhënë fund situatës.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura shkaqet që çuan në revoltë, ndërsa mbetet e paqartë nëse të burgosurit vazhdojnë të mbajnë nën kontroll repartet e përfshira.

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti kombëtar i Consipe, Mimmo Nicotra, i cili fillimisht shprehu mbështetjen për efektivët e plagosur.

"Para së gjithash, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time për kolegët e plagosur, të cilët janë dërguar në spital", deklaroi ai.

Nicotra shtoi se ngjarja nuk ishte e papritur, por pasojë e problemeve të akumuluara prej kohësh.

"Ajo që po ndodh në Piazza Lanza nuk është një ngjarje e papritur, por pasojë e një katastrofe të paralajmëruar prej kohësh", u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Rajoni dhe Bota