
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një ultimatum të ri ndaj Iranit, duke i dhënë Teheranit afat deri nesër në orën 08:00 për të ndërmarrë veprime, ndërsa paralajmëroi se në të kundërt do të përballet me pasoja të rënda.
Gjatë një deklarate për mediat, Trump tha se administrata amerikane po vazhdon përpjekjet diplomatike, por theksoi se koha për Iranin po mbaron.
"Ata kanë kohë deri nesër në orën 08:00. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Po negociojmë me mirëbesim. Pas orës 08:00 nuk do të kenë ura, stacione", u shpreh presidenti amerikan.
Trump theksoi gjithashtu se SHBA nuk do të lejojë Iranin të zhvillojë apo të zotërojë armë bërthamore, duke paralajmëruar se një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit do të kishte pasoja shkatërruese.
"Do të ketë shkatërrim total, megjithëse nuk do të doja ta bëja këtë. Do t'u duhen 100 vjet për të rindërtuar vendin e tyre", deklaroi ai.
Presidenti amerikan u ndal edhe te situata në rajon, duke pohuar se "SHBA-ja është fituese", ndërsa "Irani ka humbur". Ai shtoi gjithashtu se administrata e tij do të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit.
Trump shprehu pakënaqësi edhe ndaj aleancës ushtarake perëndimore. "Jam shumë i zhgënjyer me NATO-n", u shpreh ai, pa dhënë shpjegime të mëtejshme mbi arsyet e këtij qëndrimi.
Lini një Përgjigje