TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Korrik 2026, 13:44

"Ndeshja ishte emocionuese", Trump për finalen e Kupës së Botës: Fola me kryeministrin spanjoll, ekipi i tyre është i shkëlqyer 

Shkruar nga Pamfleti
"Ndeshja ishte emocionuese", Trump për finalen e Kupës
Trump dhe Pedro Sanchez

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi Kupën e Botës 2026 si ngjarjen më madhështore të organizuar ndonjëherë nga FIFA. Pas finales mes Spanjës dhe Argjentinës, ai u shpreh se kishte bërë tifo për argjentinasit, por pranoi se kombëtarja spanjolle ishte superiore në fushën e lojës.

Trump zbuloi gjithashtu se pas përfundimit të ndeshjes kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, të cilin e uroi për triumfin e skuadrës së tij, duke hedhur poshtë aludimet për tensione mes tyre.

"FIFA ishte e jashtëzakonshme. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë, ndoshta në aspektin e një eventi, e lëre më në futboll. Ishte i jashtëzakonshëm. Ishte katër herë më i madh se çdo event i mbajtur ndonjëherë nga FIFA, dhe ndoshta është rreth pesë herë më i madh në fakt, po më thonë sot. Pra, jemi shumë krenarë për vendin tonë.

Jemi shumë krenarë për punën që u bë nga të gjithë. I përgëzojmë Gianni Infantinon dhe të gjithë stafin e tij dhe punën e jashtëzakonshme që bënë. Por ky ishte një nga evenimentet më të mëdha të çdo lloji të mbajtur ndonjëherë. Jo, nuk u trishtova që humbi Argjentina. Mendoj se të dyja ekipet luajtën mirë. Do të thoja se Spanja luajti më mirë, me të vërtetë. Por, të dyja luajtën mirë dhe arritën në finale dhe, në fakt, ishte shumë emocionuese. Duket sikur Spanja dominoi, por ishte një garë shumë e ngushtë. Fola me kryeministri spanjoll dhe e përgëzova që kishin një ekip të shkëlqyer”, u shpreh Trump.

Spanja fitoi Kupën e Botës 2026 pasi mposhti Argjentinën me rezultatin minimal 1-0 në finalen e madhe, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më prestigjioz të futbollit botëror.

kupa e botes

Lini një Përgjigje