TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2026, 11:00

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, makina
Pamje nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua paraditen e kësaj të premteje në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Sipas të dhënave paraprake, një 73-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, është përplasur nga një furgon teksa lëvizte në këtë segment rrugor.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje, pa mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas sinjalizimit të ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje