TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2026, 12:28

Protestat masive, Rama nga mbledhja e Grupit të PS: Kam sjellë me vete dy dokumente reflektimi 

Shkruar nga Pamfleti
Protestat masive, Rama nga mbledhja e Grupit të PS: Kam sjellë me
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur këtë të premte Grupin Parlamentar Socialist dhe kabinetin qeveritar, ku ka prezantuar dy dokumente që, sipas tij, do të shërbejnë si bazë për drejtimin e mandatit të katërt qeverisës dhe rolin që do të ketë Partia Socialiste në mbështetjen e tij.

Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes, Rama u ndal te reflektimet që, sipas tij, kanë ardhur pas zhvillimeve të muajit qershor, duke theksuar se dokumentet janë të hapura për diskutim dhe përmirësim.

“Sot dua t’ju flas për çfarë pamë dhe dëgjuam gjatë muajit qershor kur bulevardi u mbush nga njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, kategoritë shoqërore, moshat dhe kur një shpend i rrallë, i bukur dhe i brishtë u bë simbol i vëmendjes më të madhe që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë.

Kam sjellë sot me vete dhe dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre. I pari është dokument strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në qeverisje. I dyti është një aneks sesi PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të katërt”, tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Lini një Përgjigje