“Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, ajo fitore, sa është bekim, është edhe mallkim”, deklaroi Rama.
Teksa përballë Kryeministrisë vijon prej rreth 50 ditësh protesta, Edi Rama ka folur për peshën e mandatit të katërt qeverisës, duke deklaruar se fitorja e Partisë Socialiste me 83 mandate në Kuvend është njëkohësisht një burim force për të vijuar reformat, por edhe një përgjegjësi më e madhe përballë qytetarëve.
Në mbledhjen e zgjeruar me Grupin Parlamentar Socialist, Rama tha se besimi i marrë nga shqiptarët i ka dhënë mazhorancës mundësinë për të çuar përpara reformat, por në të njëjtën kohë ka rritur pritshmëritë dhe kërkesën e qytetarëve për llogaridhënie.
Sipas kreut të qeverisë, socialistët nuk duhet të ankohen për këtë realitet, por duhet ta pranojnë atë dhe të punojnë më shumë për të përmbushur pritshmëritë e njerëzve.
“Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, ajo fitore, sa është bekim, është edhe mallkim”, deklaroi Rama.
Ai shpjegoi se mandati i gjerë sjell edhe një barrë më të madhe, pasi qytetarët tashmë e shohin qeverinë si përgjegjëse për çdo problem që hasin në jetën e përditshme.
“Është bekim, sepse na dha forcën për të vazhduar transformimin me besimin e madh të popullit. Është edhe mallkim, jo vetëm sepse, për shkak të atij besimi të madh që na dhanë shqiptarët, ata shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon, por edhe sepse fitoret e mëdha, si ajo e qershorit të shkuar, e vënë në peshore çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërive të qytetarëve”, u shpreh kryeministri.
Rama theksoi se pritshmëritë e shoqërisë shqiptare kanë ndryshuar dhe tashmë krahasimi nuk bëhet më me të kaluarën, por me standardet e vendeve të zhvilluara europiane.
“Këto pritshmëri, sado të paarsyeshme mund të duken, nuk krahasohen më me të djeshmen, por me Evropën e zhvilluar”, tha ai.
Në vijim të fjalës së tij, kryeministri u ndal te mënyra se si qeveria komunikon me qytetarët, duke thënë se rezultatet dhe statistikat nuk mjaftojnë nëse nuk shoqërohen me një qasje më njerëzore.
“Ne nuk duhet të ankohemi, por duhet ta pranojmë këtë dhe të bëjmë edhe më shumë”, deklaroi Rama.
Sipas tij, një problem i mazhorancës është se faktet që paraqet nuk arrijnë gjithmonë te qytetarët, jo për shkak se janë të pavërteta, por për shkak të mënyrës së komunikimit.
“Faktet tona nuk dëgjohen, jo sepse janë të rreme, por sepse, kur një e vërtetë thuhet pa empati, madje me arrogancë, mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati”, përfundoi Rama.
Jep dorheqen plehre, je fytyre e urryer
Rama keqperdori ato mandate qe i dha populli Shqiperia ne ditet me te keqia te qeverrisjes asnje institucion nuk fuksionon korrupsioni na shoqeron ne çdo zyre qe troket , çdo gje eshte bere monopol dhe me e renda ne spital nuk ka asnje medikament prandaj Shqiptaret sot kane maarre rruget e Evropes Sot Shqiperia po shitet sikur eshte prone private .
Ju bene dinaku gjithehere, se ka te tjera qëllime, Mos pandehuri te Ju lere, ça te këqija dhe hidhërimi.
Jep doreheqje, demagog qesharak.
SLat nate e dite pa na kujtuar me arroganc 83 mandate e shtatqind è ca mije vota .pse qenka mallkim. Njerzit besuan....votuan...tani del mallkim.jo qe vlersim te cilin e lexove mire po qe e perdore me ligesi
Demagogji dhe monolog i paster. Ka vetem nje qellim, te shtoj me cdo kusht me cdo cmim, eshte gati te beje gjithcka te shtyj dhe 1 ore ne pushtet. Nje hajdut ordiner qe ben si interesant, do te behet i besueshem. Mjaft me, koha jote mbaroi. Zhduku pervallu me drejtesine, se nuk ka oqean qe ta lane zullumin.