
Pas Egnatias në Ligën e Kampioneve iu erdhi radha skuadrave të tjera shqiptare që janë në Conferencë League që të mësojnë sesi do të jetë rrugëtimi i tyre për raundin e tretë.
Dinamo e Ilir Dajës që në raundin e dytë kualifikues do të përballet me Aluminij, nëse do të arrijë të kalojë këtë pengesë do të luajë me fituesin e sfidës FCSB nga Rumania dhe Audas nga Letonia. Drita e Gjilanit që vjen nga Champions League do të luajë fillimisht me skuadrën malteze të Florianës dhe në rast kualifikimi do të përballet me Tri Fiori nga San Marino me kampionët e Kosovës që duket se iu ka buzëqeshur fati.
Malishevën që eliminoi Vllazninë, duket se fati do ta vendosë përballë një tjetër dueli me një klub shqiptar. Skuadra nga Kosova, nëse do të kalojë Hibernian do të luajë me fituesin e sfidës mes Bravos dhe Shkëndijjës, ndërsa Dukagjini që do të ketë sfidën me Luganon nëse do të kalojë zviceranët do ta presë fituesja e çifit Runavik-Koper.
Lini një Përgjigje