Kombëtarja e Spanjës ka dominuar edhe në ndarjen e çmimeve individuale të FIFA-s, të akorduara pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
Mbrojtësi Pau Cubarsi u vlerësua si lojtari i ri më i mirë i turneut, falë paraqitjeve të tij gjatë gjithë kompeticionit.
Çmimi “Doreza e Artë” iu akordua portierit Unai Simon, i cili e përfundoi Botërorin me vetëm një gol të pësuar.

Ndërkohë, çmimi më prestigjioz individual, “Topi i Artë” për lojtarin më të mirë të Botërorit, iu dorëzua mesfushorit Rodri.

I vetmi çmim që nuk shkoi për Spanjën ishte “Këpuca e Artë”, e cila iu dorëzua Kylian Mbappe si golashënuesi më i mirë i turneut me 10 gola të shënuar.
Në krahun tjetër, Lionel Messi e mbylli Botërorin pa asnjë çmim individual.
Këto vlerësime zyrtare erdhën menjëherë pas suksesit të Spanjës në finalen ndaj Argjentinës.
Triumfi në fushë, i shoqëruar edhe me çmimet individuale, konfirmon dominimin e plotë të përfaqësueses spanjolle si në nivel ekipor, ashtu edhe në performancat e lojtarëve të saj.
Lini një Përgjigje