TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2026, 22:09

Detaje nga atentati në Sarandë/ I plagosuri babai i një prej të rinjve që dhunuan efektivin, me dy identitete dhe precedentë penalë

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga atentati në Sarandë/ I plagosuri babai i një prej
Djathtas Thimjo Rubati

Kush është 50-vjeçari që u qëllua me armë?

Zbardhen detaje të reja nga atentati me armë zjarri i regjistruar mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku objektiv i sulmit ka qenë Thimjo Rubati, 50 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona të maskuar, që lëviznin me një motor, kanë hapur zjarr në drejtim të Rubatit dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.

Burime bëjnë me dije se Thimjo Rubati është një person me precedentë penalë, i njohur nga autoritetet për vepra që lidhen me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, kontrabandën, armëmbajtjen pa leje dhe trafikimin e mjeteve motorike. Po ashtu ka dy identitete pasi njihet edhe si Sandri Rubati. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë pasi në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje.

Atentati ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku një natë më parë u dhunua oficeri i Policisë së Sarandës, Mihal Velço. Sipas burimeve, një nga personat e shpallur në kërkim për atë ngjarje është Andrea Rubati, 27 vjeç, djali i të plagosurit, së bashku me Antonio Lefterin, 30 vjeç, dhe Engjëll Dalanajn, 30 vjeç.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit akuzohen se kanë goditur dhe kanosur me thikë efektivin Velço pasi ai u ishte prezantuar si oficer policie dhe u kishte kërkuar të ndalonin manovrat e rrezikshme me motomjete në qytet. Pas ngjarjes, ata u larguan me shpejtësi dhe janë shpallur në kërkim.

Hetuesit po verifikojnë të gjitha pistat, përfshirë edhe nëse atentati ndaj Thimjo Rubatit ka lidhje me ngjarjen e ndodhur një natë më parë, ndërsa deri tani autorët e sulmit me armë nuk janë identifikuar zyrtarisht.

 

thimjo rubati sarande

Lini një Përgjigje