Qindra qytetarë të mbledhur në protestë marshuan në rrugët përreth stadiumit "Air Albania", duke vijuar mobilizimin e tyre me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, protestuesit hodhën parulla kundër qeverisë dhe kërkuan ndryshim politik. Mes thirrjeve më të dëgjuara ishte slogani "Shqipëri e re!", i cili u përsërit disa herë nga pjesëmarrësit.
Organizatorët dhe protestuesit deklaruan se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, me synimin për të ushtruar presion ndaj qeverisë për dorëheqjen e kryeministrit dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
Lini një Përgjigje