
Forcat e armatosura amerikane kanë nisur një valë të re sulmesh ushtarake kundër objektivave iraniane, si përgjigje ndaj aktiviteteve të forcave iraniane në Ngushticën e Hormuzit.
Sulmet e reja filluan në orën 6 të mëngjesit sipas kohës lindore të SHBA-së tha Komanda Qendrore e SHBA-së në X. Ato kanë për qëllim të “degradojnë më tej aftësitë ushtarake” të përdorura nga forcat iraniane për të sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Që nga java e kaluar, SHBA-të kanë kryer sulme të tilla kryesisht gjatë natës, duke përfshirë katër ditë radhazi. Sulmet e fundit vijojnë një seri përshkallëzimesh pas dështimit të një armëpushimi të arritur në qershor.
Autoritetet iraniane raportuan se sulmet e mbrëmshme kanë vrarë shtatë ushtarakë iranianë dhe kanë plagosur më shumë se 260 persona. Mediat shtetërore iraniane kanë folur për shpërthime në zona si Bandar Abbas, ishulli Qeshm, Jask dhe Sirik. Ndërkohë, autoritetet lokale në provincën Hormozgan thanë se deri tani nuk ka pasur viktima civile në disa nga sulmet e fundit.
SHBA-ja akuzon Iranin se ka sulmuar anije tregtare, duke përfshirë cisterna nafte, ndërsa Teherani e konsideron veprimin amerikan si agresion të drejtpërdrejtë dhe shkelje të marrëveshjeve të mëparshme. Situata mbetet e tensionuar, me rrezik për një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.
Lini një Përgjigje