
Autoritetet britanike kanë dëbuar një seri diplomatësh dhe biznesmenësh rusë prej vitit 2018, shembull të cilin më pas e ndoqi dhe shumica e Evropës, por tashmë qendra e re e spiunazhit duket se është zhvendosur më në zemër të kontinentit.
Sipas mediat britanike ‘DailyStar’, një raport i ri inteligjence thotë se Zvicra është pika qendrore evropiane e spiunëve rusë, teksa një e pesta e agjentëve ndërkombëtarë të Moskës operon tashmë nga nje vend “neutral”, që do të thotë rreth 80 prej tyre.
Qytete si Berna e Gjeneva janë pikat ku Moska ka zhvendosur oficerët e saj të inteligjencës, shpeshherë të veshur me tituj diplomatikë.
Rreth gjysma e delegacioneve diplomatike u larguan nga vendet ku ishin vendosur që prej nisjes së sulmit në Ukrainë vitin e shkuar, thotë kreu i inteligjencës britanike MI6, Richard Moore. Edhe kreu i simotrës së saj MI5, Ken Mccallum tha më herët: “Largimet ishin një goditje e rëndë për shërbimet ruse të inteligjencës në vendet evropiane”.
Por të dhënat e fundit të shërbimeve zvicerane të inteligjencës ngrenë alarmin për përqendrimin e spiunëve në vendin e zonës Schengen ku sipas ekspertëve, rrjetet e spiunazhin zgjerohen drejt zonave nga ku janë dëbuar.
Në një raport të inteligjencës vendase thuhej se inteligjenca ruse është zgjeruar në vend dhe tashmë përgatitet për hapa të reja, shkruan e përditshmja zvicerane Neue Zürcher Zeitung.
UNHCR dhe Organizata tregtare Botërore kanë qendrën e tyre në Gjenevë dhe duhet të lejojnë akreditimet, çka është përmendur dhe nga deputeti zvicerjan Fabian Molina, i cili tha: “Agjentët e huaj kërcënojnë si sigurinë e brendshme të Zvicrës ashtu dhe atë të jashtme ndërkombëtare”.
Lini një Përgjigje