
Grupi i militantëve të Hamasit ka njoftuar të martën se nuk do të negociojë për të burgosurit izraelitë që po mban. Kreu i zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh shtoi se negociata nuk do të ketë deri në përfundim të luftës.
“Kjo dosje nuk do të hapet deri në fund të betejës. Dhe kjo do të bëhet vetëm për një çmim të caktuar.”
Megjithatë, Haniyeh tha se grupi militant është i hapur për diskutime për armëpushimin.
I pyetur nëse grupi islamik synonte të diskutonte një armëpushim të mundshëm, zëdhënësi tha se ata ishin të hapur për “diçka të tillë” si dhe për “dialog politik”.
Kujtojmë se mes pengjeve nuk ka vetëm ushtarë, por edhe fëmijë. Sipas vlerësimeve të Izraelit, Hamasi po mban 100 deri në 150 persona peng.
Izraeli po godet Gazën me sulme ajrore vdekjeprurëse, duke zhvendosur më shumë se 100,000 njerëz dhe duke dërguar valët e palestinezëve të plagosur në spitalet e mbingarkuar, pasi ushtria kërcënoi një "rrethim të plotë" të enklavës së dendur të populluar.
Ambasadori i Izraelit në OKB i tha CNN se prioriteti i vendit është "të zhdukë aftësitë terroriste të Hamasit", pasi grupi militant kërcënoi të vriste pengjet civile dhe të transmetonte ekzekutimet nëse sulmet ajrore synojnë Gazën pa paralajmërim.
Numri i pengjeve të mbajtura në Gaza vlerësohet në mes 100 dhe 150, tha ambasadori Gilad Erdan. Hamasi ka pretenduar se ka mbajtur më shumë se 100 robër, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.
Të paktën 900 njerëz kanë vdekur në Izrael dhe më shumë se 765 njerëz kanë vdekur në Gaza që nga shpërthimi i konfliktit të shtunën kur Hamasi nisi një sulm shkatërrues të papritur ndaj Izraelit.
Lini një Përgjigje