Një zjarr i madh ka shpërthyer në Itali, në malin Faeta mes provincave të Pizës dhe Lucca-s, duke detyruar evakuimin e rreth 3 mijë banorëve nga zonat e rrezikuara.
Flakët nisën pasditen e 30 prillit dhe janë përhapur me shpejtësi në disa fronte, duke përfshirë zonat Santa Maria del Giudice, Asciano dhe San Giuliano Terme. Si pasojë, rreth 800 hektarë sipërfaqe pyjore janë shkrumbuar, ndërsa ndërhyrja për izolimin e zjarrit vijon të jetë e vështirë.
Autoritetet kanë ndërmarrë evakuime kryesisht në Asciano dhe San Giuliano Terme, ndërsa sistemi i mbrojtjes civile është vënë në gatishmëri për të ndihmuar banorët, veçanërisht kategoritë më të rrezikuara.
Në operacion janë përfshirë katër avionë Canadair dhe një helikopter S-64, së bashku me forcat zjarrfikëse në terren. Situata mbetet problematike në zonën e Pizës, ndërsa në Lucca raportohet një përmirësim i lehtë.
Për të garantuar sigurinë dhe për të mos penguar ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës, janë vendosur postblloqe në rrugët që të çojnë drejt zonave të prekura.
Italian firefighters battled strong winds to contain a forest fire on Mount Faeta in Tuscany, prompting the evacuation of around 3,000 people https://t.co/eyZGbv1ltE pic.twitter.com/CTk8XcbXYS
— Reuters (@Reuters) May 1, 2026
Lini një Përgjigje