TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2023, 10:54

Zhdukja e 5 biznesmenëve, rikuperohen pjesë të nëndetëses Titan; mes tyre edhe mbetje njerëzore

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e 5 biznesmenëve, rikuperohen pjesë të

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mundur të rikuperojë mbetje të tjera nga nëndetësja Titan, e cila u shkatërrua duke u marrë jetën edhe 5 personave që kishte në bord.

Sipas raportimeve, përpos pjesëve të nëndetëses janë gjetur edhe mbetje njerëzore.

Roja bregdetare bëri të ditur se transferimi i pjesëve të mbetura u përfundua të mërkurën e kaluar. Sa i përket mbetjeve njerëzore, ato janë dërguar për analiza të mëtejshme nga ekipet e mjekëve.

Misioni i rikuperimit, i kryer sipas një marrëveshjeje me Marinën e SHBA-së, ishte vazhdim i operacioneve fillestare të rikuperimit në fundin e oqeanit afërsisht 2574.95 km nga Titaniku.

Kujtojmë se Titani shpërtheu teksa po zbriste në ujërat e thella të Atlantikut të Veriut më 18 qershor.

Bordi Detar i Hetimit të Gardës Bregdetare tha se hetuesit nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së dhe Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë iu bashkuan ekspeditës së shpëtimit dhe roja bregdetare po koordinohet me agjencitë ndërkombëtare hetimore për të caktuar një shqyrtim të përbashkët të provave për të përcaktuar hapat e radhës dhe testimin mjeko-ligjor.

Zhdukja e 5 biznesmenëve, rikuperohen pjesë tëZhdukja e 5 biznesmenëve, rikuperohen pjesë të

nendetesja titan 5 biznesmene mbetje njerzore

Lini një Përgjigje