TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2023, 09:41

Sulmet në Izrael, ish-drejtori i shërbimeve sekrete: Ne do ta zhdukim Hamasin, me ose pa pengjet!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet në Izrael, ish-drejtori i shërbimeve sekrete: Ne do ta zhdukim
Yaakov Peri

Ish shefi i ineteligjencës izraelite, Yaakov Peri ka folur për mediat lidhur me ngjarjet e ndodhura në Gaza.

Perry në një intervistë për për "Quarta Repubblica" thotë se do ta eliminojmë Hamasin me ose pa pengjet tona.

“Kishte një periudhë në të cilën ne menduam se Hamasi pothuajse mund të ishte një partner, por pas këtij sulmi nuk kemi më dyshime”, vijon ish-drejtori i shërbimeve sekrete, i bindur se presidenti Netanyahu synon “ta shkruajë fjalën fund në historinë e kësaj organizate terroriste."

Kur u pyet drejtpërdrejt, ai pranon gabimet e inteligjencës dhe ushtrisë izraelite, duke shtuar se Hamasi nuk veproi i vetëm:

"Ai u financua dhe u trajnua nga Irani , i cili veproi prapa skenave të këtij sulmi. Irani ndihmon Hamasin dhe terroristët e tjerë me organizata të tilla si Hezbollahu në Liban.", tha ai.

Nuk është për t'u habitur që Peri është i bindur se  Hezbollahu do të hyjë në konflikt sapo ta shohë Hamasin në vështirësi.

"Izraeli, megjithatë, është mjaft i fortë . Ai ka teknologjinë, mjetet, njohuritë dhe njerëzit. Do të duhet ende kohë të marrim në dorë plotësisht kontrollin dhe do të na kushtojë shumë jetë dhe shumë para.”, shprehet  Peri.

Numri i të vdekurve nga sulmi i nisur të shtunën nga Hamasi është rritur në të paktën 1,200 dhe rreth 3,000 të plagosur në Izrael.

Lajmi u raportua nga mediat izraelite, të cilat cituan ushtrinë vendase. Ndërsa sipas asaj që është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, numri i viktimave palestineze ka shkuar në 900 dhe 4,600 të plagosur.
Dhjetëra avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite kanë goditur më shumë se 200 objektiva në lagjen Al-Furqan në Gaza, që besohet të jetë pika e nxehtë nga ku Hamasi harton dhe ekzekuton sulmet. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se ky është kundërsulmi i tretë në zonë gjatë 24 orëve të fundit.

yaakov peri sulmet në izrael hamasi

Lini një Përgjigje