TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2023, 08:51

Zjarr i madh në parkingun e makinave në aeroportin Luton, pezullohen fluturimet; bllokohen qindra njerëz në Londër

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në parkingun e makinave në aeroportin Luton, pezullohen

Të gjitha fluturimet në aeroportin Luton në Britaninë e Madhe janë pezulluar dhe njerëzve u është kërkuar të mos udhëtojnë atje, pasi një zjarr i madh shpërtheu në një parking të terminalit. Qindra njerëz tani janë të bllokuar në Luton, pa asnjë mënyrë për të shkuar në shtëpi.

Shërbimi zjarrfikës njoftoi se në parkingun e makinave mund të kenë qenë rreth 1200 automjete, të cilat janë dëmtuar. Katër zjarrfikës dhe një anëtar i stafit të aeroportit u dërguan në spital, për shkak të asfiksisë nga tymi.

Fluturimet janë pezulluar deri në orën 12:00 për sigurinë e pasagjerëve dhe stafit. Aeroporti tha se një zjarr në makinë ishte përhapur pa dhënë detaje të mëtejshme. Pamjet e shpërndara në internet tregojnë flakë të mëdha dhe tym që fryn nga kati i fundit i ndërtesës.

Pesëmbëdhjetë makina zjarrfikëse morën pjesë në flakët që preku gjysmën e strukturës shumëkatëshe.

Aeroporti Luton i Londrës është aeroporti i pestë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar pas Heathrow, Gatwick, Manchester dhe Stansted, duke transportuar më shumë se 13 milionë pasagjerë në 2022.

aeroporti luton parking londer

Lini një Përgjigje