
Ende ka shumë kuti për të numëruar dhe rezultatet mund të ndryshojnë më vonë, por nëse do të vazhdojë të ndiqet ky trend, Erdogan do të humbas tre bashkitë kryesore të vendit dhe do të marrë një “shuplakë” të fortë një vit pasi ri-konfirmoi veten si president i Turqisë.
Këtë të diele më shumë se 61 milionë votues kanë vendosur se kush do t’i përfaqësoj ato në rang lokal. Pas mbylljes së qendrave të votimit në Turqi, ka nisur numërimi i kutive.
Objektivat kryesore të betejës janë qendra ekonomike e vendit, Stambolli dhe kryeqyteti, Ankaraja, të cilat Erdogan i humbi në vitin 2019.
Për opozitën e ndarë dhe të demoralizuar pas një disfate në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të kaluar – mbajtja e Stambollit dhe Ankarasë do të ishte një nxitje e madhe dhe do të ndihmonte në rimobilizimin e mbështetësve.
Ndërsa për Erdoganin do të ishte përveçse një konfigurimi i asaj fitore një vit më parë, edhe një fitore simbolike e zgjedhjeve të fundit në karrierën e tij politike, pasi ky i fundit ka deklaruara se nuk do të kandidojë më.
Por nga rezultatet paraprake, duket se Erdogan nuk do të fitojë asnjë nga 3 qytetet kryesor të Turqisë. Kjo sepse në Ankara, Izmir dhe Stamboll, partia opozitare “CHP”, po mbizotëron bindshëm përballë “AK” së Erdoganit.
Në Stamboll kur janë numëruar vetëm 16 për qind e votave, opozita ka marrë 49.53 përqind, ndërsa kandidati i Erdogan ka marrë vetëm 41.72 për qind.
Në kryeqytet, Ankara opozita ka një avantazh më të thellë, nga gati 11 për qind të votave të numëruara, kandidati i opozitës ka marrë rreth 56.24 për qind, ndërsa kandidati i Erdogan, vetëm 36.47 për qind.
Edhe në Izmir, kandidati i opozitës udhëheq bindshëm. Nga numërimi i 23 për qind të votave, rezulton se kandidati opozitar ka marrë 47,91 për qind, ndërsa ai i partisë së Erdogan vetë, 37.14 për qind.
Përveç kësaj, ajo që vihet re në hartën zgjedhore është se në shumicën e qyteteve partia opozitare “CHP” po mbizotëron.

Ende ka shumë kuti për të numëruar dhe rezultatet mund të ndryshojnë më vonë, por nëse do të vazhdojë të ndiqet ky trend, Erdogan dot të humbas tre bashkitë kryesore të vendit dhe do të marrë një “shuplakë” të fortë një vit pasi ri-konfirmoi veten si president i Turqisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje