TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2024, 16:54

Përplasje me armë zjarri gjatë procesit zgjedhor në Turqi, të afërmit e kandidatëve qëllojnë mes tyre; 15 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje me armë zjarri gjatë procesit zgjedhor në Turqi,

15 persona kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshje në qyetin turk Şanliurfa, gjatë procesit zgjedhor.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa raportohet se policia ka arrestuar 6 persona. 

Sulmi ndodhi në qendër të qytetit dhe në disa lagje të Harranit dhe Bozovës. Të afërmit e kandidatëve për kryetar u përplasën mes tyre ku mbetën të plagosur 15 persona, 4 prej tyre me plagë me armë zjarri.

Konflikti u vu nën kontroll menjëherë pasi autoritetet turke hapën zjarr.

Sot janë mbajtur në Turqi zgjedhjet për kryetar bashkie në 81 provinca, 973 rrethe dhe 390 qytete, si dhe mbi 50,000 udhëheqës lokal.

Përveç kësaj, votuesit do të mund të zgjedhin anëtarët e këshillave krahinore dhe bashkiake.

 

Lini një Përgjigje