TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2024, 16:30

Çfarë ndodhi mesnatën e djeshme? Kryeministri izraelit do t’i nënshtrohet një operacioni

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodhi mesnatën e djeshme? Kryeministri izraelit do

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një operacioni.

Operacioni do të zhvillohet pas një takimi të kabinetit të tij të luftës mbrëmjen e sotme, njoftoi zyra e tij.

Mësohet se operacioni do bëhet për një hernie dhe u zbulua gjatë një kontrolli rutinë ditën e djeshme.

Ministri i Drejtësisë Yariv Levin, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër, do të zëvendësojë Netanyahu-n përkohësisht gjatë procedurës.

“Mbrëmë, gjatë një ekzaminimi rutinë, kryeministri Benjamin Netanyahu u zbulua se kishte një hernie. Në konsultim me mjekët e tij, u vendos që pas përfundimit të punës sot (e diel, 31 mars 2024), kryeministri Netanyahu do të shtrohej në spital për një operacion hernie”, thuhet në deklaratën e sotme.

Netanyahu më herët iu nënshtrua një operacioni hernie në vitin 2013 dhe vendosi një stimulues kardiak vitin e kaluar.

 

Lini një Përgjigje