TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Korrik 2023, 22:09

Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, dalin projeksionet e para; kryeson partia e kryeministrit Sanchez

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, dalin projeksionet e para;

Në Spanjë ka nisur numërimi i votave dhe projeksionet e para po dalin dhe po japin një pasqyrë të asaj që mund të jetë qeveria e ardhshme e Iberikëve.

Aktualisht Partia Socialiste e Punëtorëve të Spanjës e kryeministrit aktual Pedro Sánchez po kryeson zgjedhjet e sotme parlamentare me 32,79 për qind të votave, ndërsa Partia Popullore e opozitës konservatore e Alberto Núñez Feih ka 30,33 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake bazuar në 30,35 për qind të votave.

Sipas këtyre të dhënave, partia e ekstremit të djathtë, Vox është në vendin e tretë me 12.05 për qind të votave të fituara, ndërsa koalicioni Sumar ka 11.49 për qind të votave.

Sipas këtyre të dhënave paraprake, nga 350 mandate në parlament, socialistët do të merrnin 133 mandate, Partia Popullore 128 mandate, Voks 32 mandate dhe koalicioni Sumar 29 mandate.

Të dhënat nga dy sondazhe të kryera para votimit treguan se Partia Popullore (PP) ka shumë të ngjarë të fitojë zgjedhjet e mbajtura sot në atë vend, por nuk do të ketë një avantazh të mjaftueshëm për të formuar shumicën e vetme, por mund ta arrijë këtë në marrëveshje me partinë e krahut të djathtë Vox, raportoi më herët Reuters.

spanjë sanchez zgjedhjet

Lini një Përgjigje