
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë. Të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur ndërkohë që pritet të nisë numërimi i votave dhe dalja e exit-polleve të para.
Më shumë se 37 milionë votues në Spanjë kishin të drejtë të zgjidhnin se kush do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme.
Kryeministri në detyrë dhe kandidati i “Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë”, Pedro Sanchez u shpreh se kishte pritshmëri të mira për rezultatin e zgjedhjeve.
Por aktualisht mediat në Spanjë nxjerrin në rezultatet e sondazheve të tyre Partinë Popullore konservatore si fituese të qartë. Por është shumë herët për të thënë nëse mund të fitojë një shumicë absolute apo do t’i duhet një marrëveshje me partinë e ekstremit të djathtë Vox.
Sondazhet tregojnë se partia e majtë e kryeministrit, Sanchez nuk do të arrijë të rimarrë një mandat tjetër.
Sipas sondazhit të SigmaDos për TV publik RTVE të Spanjës i jep PP 145-150 vende dhe potencialisht një shumicë të vogël me Vox prej një ose dy vendeve.
Një tjetër sondazh nga “Gad3” u jep konservatorëve një diferencë më të madhe fitoreje ndaj socialistëve me 150 vende për PP dhe 112 për socialistët. Vox do thuhet se do të merra 31 vende. Sipas këtij sondazhi nëse konservatorët do të arrinin një marrëveshje, atëherë kjo do të ishte një shumicë më komode. Kujtojmë se këto janë ende vetëm sondazhe të opinionit, kështu që nuk janë përfundimtare.
Lini një Përgjigje