TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Korrik 2023, 16:47

“Kundërofensiva ukrainase po korr sukses”, Blinken: Kievi ka çliruar 50% të territorit të pushtuar nga Rusia  

Shkruar nga Pamfleti

“Kundërofensiva ukrainase po korr sukses”, Blinken: Kievi ka

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se kundërofensiva e Ukrainës po jep rezultate pozizive pasi sipas tij, Kievi ka çliruar rreth 50% të territorit që Rusia pushtoi një vit më parë.

Ai shtoi se gjithashtu se kjo nuk do të thotë se jemi drejt fundit, por paralajmëroi se kundërofensiva e Kievit do të vazhdojë për disa muaj.

Këto janë ende ditë relativisht të hershme të kundërofensivës. Është e vështirë, nuk do të jetë efektive gjatë javës ose dy javëve të ardhshme. Mund të zgjasë me muaj të tërë”, tha Blinken.

Ukraina ka nisur muaj më parë kundërofensivën e saj të shumëpritur për të zmbrapsur ushtrinë ruse nga zonat e tyre. Fillimisht ajo nisi me shumë vështirësi dhe pak avancime, megjithatë sipas raportimeve të SHBA-së Ukraina po avancon.

Kujtojmë se kundërofensiva është faktori kyç për luftën në Ukrainë, pasi ajo do të përcaktojë kushtet se si do të përfundojë lufta.

kundërofensiva blinken rusia

Lini një Përgjigje