TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Dhjetor 2025, 15:30

Zelensky vizitë zyrtare në Itali, takim me Papën dhe Melonin!  

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky vizitë zyrtare në Itali, takim me Papën dhe Melonin!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Itali, ku është pritur në takim nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Të dy liderët u përshëndetën me njëri-tjetrin në Pallatin Chigi në Romë ku dhe do të vijojnë takimin e tyre.  Presidenti i Ukrainës u takua më parë me Papa Leon, të cilin e ftoi të vizitonte Ukrainën, duke e quajtur një udhëtim të tillë një sinjal të fortë mbështetjeje për popullin ukrainas.

Kujtojmë se ky takim vjen vetëm pak kohë pasi qeveria italiane vendosi që të shtyjë miratimin e një dekreti që do t'i lejonte Romës të zgjasë furnizimet ushtarake për Ukrainën deri në vitin e ardhshëm.

Pengesa vjen mes tensioneve brenda qeverisë së koalicionit të krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni mbi mbështetjen për Ukrainën kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, i cili tani po i afrohet përvjetorit të katërt.

Meloni është zotuar të ndihmojë Ukrainën t’i rezistojë agresionit rus deri në fund, por zëvendësi i saj Matteo Salvini, udhëheqës i partisë së Lidhjes, ka vënë në dyshim logjikën e mbështetjes së vazhdueshme.

Lini një Përgjigje