TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Nëntor 2023, 21:04

Zbulohen planet “djallëzore” të Izraelit, urdhërohet nisja e një fushate propagandistike për largimin vullnetar të palestinezeve nga Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen planet “djallëzore” të Izraelit, urdhërohet

Ministrja e Informacionit e Izraelit, Gila Gamliel i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dielën të promovojë zhvendosjen vullnetare të palestinezëve jashtë Rripit të Gazës, në vend që të dërgojë para për rindërtimin e enklavës palestineze që po bombardohet nga Izraeli.

Në një tekst të botuar në Jerusalem Post, Gila Gamliel, një anëtare e partisë Likud të Benjamin Netanyahut, sugjeron "promovimin e zhvendosjes vullnetare të palestinezëve të Gazës jashtë Rripit të Gazës, për arsye humanitare", ndërsa kritikoi agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez UNRWA.

“Në vend që të dërgojë para për rindërtimin e Gazës ose për UNRWA-në joadekuate, komuniteti ndërkombëtar mund të marrë pjesë në financimin e zhvendosjes dhe të ndihmojë banorët e Gazës për të ndërtuar jetën e tyre të re në vendet e reja pritëse. Ne kemi provuar shumë zgjidhje të ndryshme,  tërheqjen nga vendbanimet hebraike të Gazës, pasurimin, menaxhimin e konfliktit dhe ndërtimin e mureve të larta me shpresën se do t'i mbajmë përbindëshat e Hamasit jashtë Izraelit. Të gjithë dështuan. Kjo do të ishte e dobishme për të dy: qytetarët e Gazës, të cilët duan një jetë më të mirë, dhe Izraelin, pas kësaj tragjedie të tmerrshme.  80% e banorëve të Gazës janë refugjatë ose pasardhës të refugjatëve që u dëbuan nga tokat e tyre gjatë "Nakbes", “katastrofa” që nënkuptonte krijimin e shtetit të Izraelit në vitin 1948, për popullatën palestineze. Shumë sot besojnë se ata po përballen me një "Nakba të dytë", tha Gamlieli, raporton Kathimerini.

Si presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ashtu edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, lëshuan një paralajmërim për Izraelin, duke përjashtuar çdo zhvendosje të detyruar të palestinezëve të Rripit të Gazës.

“Nuk duhet të ketë zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza, asnjë okupim të ri, asnjë rrethim apo bllokadë, asnjë reduktim territorial”, tha presidenti amerikan sipas një opinioni të botuar në Washington Post.

Në vend të kësaj, Biden beson se "Autoriteti Palestinez duhet të marrë përfundimisht qeverisjen e Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor pas luftës midis Izraelit dhe Hamasit".

"Ndërsa ne luftojmë për paqen, Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të ribashkohen nën një strukturë të përbashkët qeverisëse dhe në fund të fundit nën një Autoritet Palestinez të rikonstituuar, ndërsa ne të gjithë punojmë drejt një zgjidhjeje me dy shtete", tha ai.

Nga Kajro, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha pas bisedimeve të saj me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi se ajo ishte kundër shpërnguljes së palestinezëve.

"Ne pajtohemi për parimin e moszhvendosjes së palestinezëve dhe për një horizont politik të bazuar në zgjidhjen me dy shtete", tha ajo.

izrael palestinë propagandë

Lini një Përgjigje