Ushtria izraelite ka publikuar disa pamje, të cilat sipas saj, janë marrë nga filmimet e kamerave të sigurisë të spitalit Al-Shifa, në Gaza.
Sipas saj, imazhet tregojnë terroristët e Hamasit duke tërhequr zvarrë një peng nepalez dhe një tajlandez në ambientet e spitalit. Nga pamjet duket se njëri prej të tyre është plagosur në krah, ndërsa tjetri tërhiqet me forcë.
Gjithsesi pamjet ende nuk janë verifikuar dhe nuk mund të thuhet me saktësi se për cilin spital bëhet fjalë.
Nga ana tjetër pavarësisht pretendimeve të Izraelit, Hamasi i ka hedhur poshtë zërat se ushtarët e e tij kontrollojnë spitalet, madje ka kërkuar nga grup nga OKB-ja për të ushtruar kontroll nëpër spitale.
Lini një Përgjigje