Në një prononcim për mediat serbe në Budapest, Vuçiç deklaroi se së shpejti do të mbahen zgjedhjet në Serbi.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në kryeqytetin e Hungarisë me rastin e hapjes së Kampionatit Botëror të Atletikës. Gjatë qëdrimit të tij në Budabest, Vuçiç ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit Viktor Orban. Vuçiç tha se çdo takim me mikun e tij Orban është i jashtëzakonshëm, por se takimi i së shtunës ka edhe simbolikë të veçantë, shkruan N1.
“Sot është festa e madhe hungareze, Shën Istvan, jeta, origjina dhe roli historik i të cilit në kohët e vështira të sundimit, i shënoi përgjithmonë këto zona dhe hodhi themelet e sovranitetit hungarez, si dhe mundësitë rajonale. Prandaj takimi i sotëm është i veçantë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.
Në një prononcim për mediat serbe në Budapest, ai deklaroi se së shpejti do të mbahen zgjedhjet në Serbi, në gjashtë deri në shtatë muajt e ardhshëm.
Ai ka kujtuar se zgjedhjet lokale dhe rajonale janë të rregullta dhe se me shumë mundësi do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Lini një Përgjigje