TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2023, 20:03

Vuçiç i jep goditjen finale Putinit, Serbia stërvitje ushtarake me SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç i jep goditjen finale Putinit, Serbia stërvitje

Kremlini njoftoi se stërvitjet ushtarake që Serbia do t’i zhvillojë me trupat e NATO-s nuk do të kalojnë pa u vënë re në Rusi.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka dhënë goditjen finale raporteve me Rusinë. Pasi pranoi planin franko-gjerman për Kosovën dhe pas sinjaleve se do të vendosë sanksione, Vuçiç ka pranuar të zhvillojë një stërvitje të përbashkët ushtarake me amerikanët.

Autoritetet në Serbi kanë bërë përjashtim nga moratoriumi për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj, për të zhvilluar stërvitjen “Ujku i Platinit 23”. Stërvitja do të zhvillohet nga data 16 deri më 30 qershor.

Bëhet fjalë për stërvitje taktike ndërkombëtare, në të cilën marrin pjesë edhe anëtarët e aleancës së NATO-s, përfshirë SHBA-në.

Vetë ambasada e SHBA në Serbi ka reaguar për “REL”, ku bëmë me dije se vlerëson partneritetin ushtarak me Serbinë dhe respektojnë shumë ushtrinë serbe dhe udhëheqjen e saj.

“Ne angazhohemi për një partneritet të fuqishëm dypalësh ushtarak dhe mbrojtës me Serbinë, të fokusuar në qëllimet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe globalisht. Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e Ujkut të Platinit”, ka thënë kjo ambasadë.

“Ne angazhohemi për një partneritet të fuqishëm dypalësh ushtarak dhe mbrojtës me Serbinë, të fokusuar në qëllimet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe globalisht”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Serbi.

Ndërkohë, Kremlini njoftoi se stërvitjet ushtarake që Serbia do t’i zhvillojë me trupat e NATO-s nuk do të kalojnë pa u vënë re në Rusi.

“Sa u përket stërvitjeve, sigurisht që do t’i përcjellim me shumë kujdes”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka njoftuar më 5 prill se në mesin e qershorit do të mbahet stërvitja “Ujku i Platinit” në jug të Serbisë, në të cilën do të marrin pjesë ushtritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbisë dhe dhjetë vendeve partnere.

vucic rusia

Lini një Përgjigje