TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2023, 18:52

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin e “WSJ” për spiunazh

Shkruar nga Pamfleti

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin e “WSJ” për spiunazh

Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich është akuzuar për spiunazh në Rusi, pavarësisht se ai ka mohuar akuzat, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Agjencia ruse e lajmeve tha se një burim ligjzbatues e kishte informuar se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë e ka akuzuar zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh. Por Tass nuk specifikoi nëse veprimi është ndërmarrë gjatë një seance gjyqësore.

Në sistemin ligjor rus, ngritja e akuzave nënkupton fillimin zyrtar të një hetimi penal.

“Hetimi i FSB-së e akuzoi Gershkoviçin për spiunazh në interes të vendit të tij. Ai mohoi kategorikisht të gjitha akuzat dhe deklaroi se ishte i angazhuar në veprimtari gazetareske në Rusi”, citon “Tass” të ketë thënë burimi konfidencial.

Burimi nuk pranoi komente të mëtejshme sepse rasti u konsiderua sekret. Autoritetet ruse arrestuan Gershkovich javën e kaluar dhe e akuzuan atë se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar për një fabrikë ruse armësh. Wall Street Journal i ka mohuar akuzat. Gjithashtu dhe SHBA i ka quajtur absurde deklaratat e Kremlinit.

gazetari wsj akuzohet spiunazh rusi

Lini një Përgjigje