
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 22-vjeçare, infermiere praktikante, u godit me thikë për vdekje në Messina. Ngjarja ka ndodhur rreth orës rreth orës 18.00 të së hënës pranë stadiumit dhe ka marrë goditje në qafë.
Sara Campanella, me origjinë nga Palermo, u transportua menjëherë në spitalin universitar “Gaetano Martino”, por nuk mund t'i mbijetonte plagëve të marra.
Mediat në Itali raportojnë se Sara Campanella, nga Palermo u godit me thikë në qafë nga një person, i cili më pas u largua. E reja, e cila ishte në vitin e tretë në universitet, u transferua në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autori është një bashkëmoshatar i 22-vjeçares, me të cilin kishte edhe një lidhje.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa raportohet se viktima kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes.
Autori i vrasjes dyshohet se e ka ndjekur me një makinë të renë. Pasi arriti tek ajo, dyshohet se e goditi me thikë teksa po ecte në trotuar.
Disa dëshmitarë kanë folur për një debat mes viktimës dhe personit tjetër, para se të ndodhte ngjarja tragjike. Një dëshmitar madje u përpoq të ndiqte autorin, i cili mundi të arratisej.
Karabinierët e komandës provinciale të Mesinës rrethuan zonën për hetimet fillestare. Analiza e imazheve nga kamerat e mbikqyrjes në zonën përreth mund të jetë thelbësore.
Lini një Përgjigje