
Donald Trump këmbëngul se ai mund të vendosë në të ardhmen të kandidojë për një mandat të tretë si president i SHBA-së, edhe pse kjo është diçka që ndalohet shprehimisht nga Kushtetuta e SHBA.
Madje, ai tha se “shumë njerëz po i kërkojnë të jetë kandidat”.
"Unë nuk e di. Nuk e kam menduar kurrë. Ata thonë se ka një mënyrë për ta bërë këtë, por unë nuk e di”, tha presidenti republikan në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur nga një gazetar se si do t'i shikonte zgjedhjet presidenciale hipotetike me kundërshtarë të tij dhe paraardhësin e tij demokrat Barack Obama, nëse do të kandidonte edhe për një mandat të tretë, banori i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj: "Do të ishte mirë".
“Nuk po bëj shaka” për kandidimin për një mandat të tretë në presidencë: presidenti republikan 78-vjeçar tashmë e riktheu këtë çështje në debatin publik gjatë një interviste që dha për NBC News dhe transmetuar të dielën.
Donald Trump filloi mandatin e tij të dytë më 20 janar, pas mandatit të parë nga 2017 deri në 2021.
Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, George Washington, vendosi rregullin e pashkruar fillimisht të dy mandateve në vitin 1797. Kjo traditë u përfshi në Kushtetutë pas Luftës së Dytë Botërore, me miratimin e Amendamentit të 22-të, i cili u ratifikua në vitin 1951.
Ai parashikon që "asnjë person nuk do të zgjidhet më shumë se dy herë në zyrën e Presidentit" të Shteteve të Bashkuara.
Lini një Përgjigje