
Personi në foto është Aco Martinoviç, autori i masakrës së mbrëmjes së shkuar që la 12 të vdekur dhe 4 të plagosur.
Martinoviç, mësohet nga mediat malazeze se ka qenë i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim. Ndërkohë që nuk dihet dënimi që ka marrë për këtë vepër penale.
Pas masakrës, mësohet se Martinoviç i ka dhënë fund jetës pranë banesës së tij me një plumb në kokë, pasi ishte i rrethuar nga policia.
Kujtojmë se autori dyshohet se ka pasur një debat, e më pas ka ndodhur një përleshje në lokal, pas së cilës ai ka shkuar në shtëpi, e më pas pas një kohe të shkurtër është kthyer i armatosur.
Ai ka qëlluar në tavernë dhe besohet se aty ka vrarë katër persona. Pas kësaj, ai udhëtoi me makinën e tij në tre lokacione të ndryshme në Cetinje - vendbanimi Humce dhe në dy vende të tjera ku vrau ose plagosi disa njerëz, duke përfshirë dy fëmijë dhe disa anëtarë të familjes së tij të ngushtë dhe të gjerë.
Lini një Përgjigje