
Policia e Las Vegas ka publikuar një seri fotosh nga brenda Cybertruck-ut që shpërtheu jashtë hotelit Trump International, duke zbuluar një arsenal të pajisjeve shpërthyese të improvizuara.
Shoferi i Cybertruck, e prodhuar nga Tesla, në pronësi të Elon Musk, nuk është identifikuar zyrtarisht pasi mbeti i vrarë nga shpërthimi, ndërsa shtatë persona të tjerë u plagosën.
Kur autoritetet më në fund arritën të shuanin zjarrin, gjetën fishekzjarrr të djegura, bombola gazi dhe lëndë djegëse të tjera në shtratin e mjetit.
Pak orë para incidentit në hyre të hotelit të Trump, 42-vjeçari Samsud Din Jabbar ka përplasur një makinë elektrike në një turmë njerëzish në Neë Orleans, duke vrarë 15 këmbësorë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Burime nga forcat e rendit zbuluan se automjetet e përdorura në të dy sulmet ishin marrë me qira përmes platformës Turo dhe të dyja elektrike, duke ngritur shqetësimin se dy incidentet janë të lidhura.
Policia bëri të ditur pasditen e së mërkurës se po heton të gjithë skenarët dhe nuk përjashton asnjë mundësi.
“Nuk e di nëse është rastësi. Ne po shqyrtojmë nëse ka ndonjë lidhje me sulmin në Neë Orleans”, tha Sherifi Kevin McMahill në Las Vegas.
Në një konferencë për shtyp, oficerët që hetuan incidentin zbuluan se Cybertruck që shpërtheu jashtë hotelit të Trump ishte marrë me qira përmes Turo në Kolorado dhe u dërgua në Nevada, duke kaluar kufirin midis dy shteteve në orën 7:30 të mëngjesit të së mërkurës. Shpërthimi ka ndodhur vetëm një orë më vonë.
Autoritetet janë ende duke hetuar se si u shpërthye eksplozivi, por burime me njohuri mbi hetimin besojnë se ka të ngjarë të jetë shkaktuar disi nga shoferi.
“Trupi i shoferit është ende në mjet ndërsa ne flasim,” tha McMahill, duke shtuar se ndërsa autoritetet e dinë emrin e personit që mori me qira automjetin, ata ende nuk mund ta japin atë informacion.
Oficerët po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që shoferi të zgjodhi qëllimisht të përdorte një automjet në pronësi të Musk për të dërguar një mesazh, duke pasur parasysh miqësinë e fundit të Musk me Presidentin e zgjedhur Donald Trump.
“Është një makinë Tesla, ne e dimë se Elon Musk punon me Presidentin e zgjedhur Trump dhe është hoteli Trump, kështu që padyshim që ka një arsye për ta parë atë”, tha sherifi.


Lini një Përgjigje