TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2023, 18:34

Vizita e Macron në Kinë, Xi Jinping shprehet i gatshëm për të biseduar me Zelenskyn

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Macron në Kinë, Xi Jinping shprehet i gatshëm për

Presidenti kinez është shprehur i gatshëm të thërrasë, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Sipas një burimi diplomatik francez, Xi Jinping është gati të telefonojë Zelenskyn në një moent që do ta përcaktojë vetë ai.  

Burimi tha gjithashtu se Kina është e gatshme të punojë me Francën për të "shtyrë fort" fillimin e  negociatave për përfundimin e konfliktit, pas takimit që bëri Emmanuel Macron.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, e cila është gjithashtu në Pekin, tha se ajo e kishte inkurajuar zotin Xi që të kontaktonte presidentin ukrainas. Ky është treguesi i parë se si Xi mund t'i përgjigjet ftesës së liderit ukrainas për ta takuar atë në Kiev.

Presidenti i Kinës nuk ka folur me Zelenskyy që nga shpërthimi i luftës, por fluturoi në Moskë për t'u takuar me Vladimir Putin muajin e kaluar.

Media shtetërore ka cituar zotin Xi të ketë thënë se politika e Kinës për Ukrainën mund të përmblidhet në një fjali: "Promovoni paqen dhe dialogun".

xi jinping ukraina zelensky

Lini një Përgjigje