TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2023, 17:51

Putini vazhdon eliminim e kundërshtarëve, tjetër oligark rus humb jetën në rrethana misterioze

Shkruar nga Pamfleti

Putini vazhdon eliminim e kundërshtarëve, tjetër oligark rus humb

Oligarku rus, Igor Shkurko i cili ironikisht u burgos nga policia e Putinit pasi pretendohej se i kishte kërkuar një ryshfet prej rreth 5700 eurosh një personi, është gjetur i vdekur në rrethana misterioze në qelin e tij.

Manjati 49-vjeçarë sipas zyrtarëve thuhet se u gjet pa shenja jete në qelinë e tij dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai nuk mbijetoi dot. Igor Shkurko ishte kreu i rajonit Yakutskenergo në Siberi. Më 30 mars ai u arrestua me akuzën e ryshfetit. Të nesërmen ai është dërguar në paraburgim, sipas një njoftimi zyrtar të “Sibnovosti”.

Më 4 prill, i akuzuari është gjetur në qelinë e qendrës së mbajtjes pa shenja jete. Një grup hetimor u thirr në vendin e krimit. Sipas informacioneve paraprake, nuk janë konstatuar shenja të vdekjes kriminale”, thuhej në deklaratë.

Shkurko ishte përgjegjës për menaxhimin teknik të Yakutskenergo, e cila furnizon me energji elektrike rajonin më të ftohtë në botë, Yakutia. Ai ishte i martuar dhe ka lënë dy djem.

Sipas The Sun, viktima është rasti i 40-të i oligarkëve, shkencëtarëve, kritikëve të Putinit, të paktën me aq sa kanë dalë në dritë, i cili në mënyrë misterioze u nda nga jeta papritur.

Të gjitha këto vdekje duket se të çojnë tek një person, Vladimir Putin i cili shpesh herë ka treguar se nuk i kursen personat të cilët i dalin kundër ose që nuk zbatojnë urdhërate tij. Pavarësisht gjitha dyshimeve vdekja e tyre mbetet një mister i cili mbase nuk do të zbardhet kurrë.

putin oligarku rus vdes qeli

Lini një Përgjigje