Zëvendëskryeministri italian, Antonio Tajani ka folur për gjendjen shëndetësore të Silvio Berlusconit. Ditën e sotme, Tajani u shpreh se i pari i Forza Italia, kishte kaluar një natë të qetë.
“Kam folur sot në mëngjes me profesor Zangrillo dhe ai më tha se Berlusconi kaloi një natë të qetë, gjendja e tij është e qëndrueshme”, tha ai.
Tajani, një aleat prej kohësh i Berlusconit brenda Forza Italia, vuri në dukje se Berlusconi i kishte mbijetuar një sërë problemesh shëndetësore.
"Ne të gjithë duam të jemi optimistë dhe shpresojmë që luani të kthehet së shpejti për të marrë drejtimin e partisë. Ai është lideri ynë politik dhe sigurisht që nuk dorëzohet kurrë. Unë jam i bindur që Luani do të rikthehet në fushë”, u shpreh Tajani.
Lajmi për shtrimin me urgjencë të Berlucsonit bëri xhiron e botës dhe u transmetua nga mediat kryesore ndërkombëtare.
86-vjeçari Berlusconi po trajtohet në terapi intensive që nga e mërkura në një njësi kardiake të spitalit San Raffaele të Milanos, pasi kishte probleme me frymëmarrjen.
Berlusconi , i cili e bëri pasurinë e tij nga televizioni komercial, ka vuajtur nga sëmundje të vazhdueshme vitet e fundit dhe kishte dalë nga i njëjti spital vetëm javën e kaluar.
Për Silvio Berlusconin, i njëjti problem i oksigjenimit është shfaqur përsëri ndjeshëm edhe për shkak të efekteve të post Covid, i cili kishte bërë që mjekët ta shtronin në spital në fund të marsit. Një problem i zgjatur që çon në lodhje të sistemit vaskular dhe të mushkërive, shpjegohet në mjediset e kujdesit shëndetësor, gjithashtu riprodhon simptomat karakteristike të pneumonisë edhe nëse nuk është pneumoni.
Para shtrimit të javës së kaluar Berlusconi, ishte shtruar në spital në San Raffaele pak më shumë se një vit më parë , në janar të 2022. Në atë kohë, shtrimi në spital ishte shkaktuar nga një infeksion urinar , i cili kishte bërë të nevojshme aplikimin e terapive intensive.
Lini një Përgjigje