Medait greke kanë zbardhur detajet nga marrëveshja e re greko-franceze për mbrojtjen pas vizitës e Emmanuel Macron në Athinë.
Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Greqisë dhe Francës pritet të nënshkruhet në vijim, duke marrë status të rëndësishëm në nivel kombëtar për të dy vendet.
Nga pala greke, dokumenti do të firmoset nga ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, dhe ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias. Marrëveshja zgjat deri në vitin 2031 dhe përfshin një element të ri, që ndryshon mënyrën e rinovimit të saj në të ardhmen.
Dokumenti vendos një klauzolë që aktivizon automatikisht zgjatjen për pesë vite të tjera, nëse asnjëra palë nuk kërkon ndërprerjen. Në praktikë, kjo nënkupton se pas përfundimit të afatit fillestar, marrëveshja do të vazhdojë deri në vitin 2036 pa nevojë për miratim të ri nga qeveritë përkatëse.
Ky zhvillim lidhet me diskutimin më të gjerë për mbrojtjen në nivel evropian. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti francez Emmanuel Macron po shtyjnë përpara idenë e aktivizimit më të strukturuar të nenit 42, paragrafi 7 të Traktatit të Bashkimit Evropian, që parashikon mbështetje të ndërsjellë në rast kërcënimi.
Gjatë një diskutimi publik, Macron theksoi mbështetjen e Francës ndaj Greqisë në rast rreziku për sovranitetin e saj, duke sinjalizuar forcimin e lidhjes mes dy vendeve.
Zgjerimi i bashkëpunimit në disa sektorë
Marrëveshja e mbrojtjes përbën vetëm një pjesë të paketës së bashkëpunimit që pritet të formalizohet. Mitsotakis dhe Macron do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje më të gjerë që e ngre marrëdhënien dypalëshe në nivel partneriteti strategjik shumënivelësh.
Ky partneritet përfshin fusha të ndryshme si ekonomia, mbrojtja civile, migrimi, teknologjia, mjedisi, arsimi dhe kultura. Bashkëpunimi shtrihet gjithashtu në kuadër të Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare.
Në këtë kuadër, palët do të finalizojnë edhe marrëveshje të veçanta që lidhen me arsimin dhe inovacionin.
Ky zhvillim konsolidon më tej bashkëpunimin mes dy vendeve dhe vendos një bazë të qëndrueshme për marrëdhëniet në vitet në vijim.
"Cudi" se si keta fqinjet armiqte tane kane bere e bejne krushqira me Francezet. Edhe ne luften e Kosoves ua conin te nxehta sekretet e veprimeve ushtarake te NATO, sa qe NATO nuk i perfilli me. Greke e serbe jane te shitur te Rusi se i lidh ortodoksia. Francezet armiq te perhershem me Britaniket, Gjermanet, Italianet pasi iken me bishtinen shale nga Rusia, natyrisht u kapen e mbeten ca franceze te Ruset qe i rekrutuan e vazhdojne sorrollopet e tyre te punojne per ta. Spiunazh keshtu punon se te tundin karten qe ka firmosur gjyshi, babai, i biri e i nipi. Perandotite punojne me largpamje, jo si Sigurimi i Shtetit, SHIK, SHISH e terr verr verr, ku barinjte e malit, leberit e Kadri Hasbiut do i thyenin dhembet CIAs Amerikane me djem te shkolluar ne Universitete famoze e kualifikime speciale. Une vetem nje gje di qe, trojet Shqiptare po shkojne drejt zhdukjes, e hidhur helm por eshte fakt.