TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2023, 08:43

Vizita e Jinping në Moskë, SHBA: Kina të ushtrojë presion ndaj Putinit që të ndalojë krimet e luftës

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Jinping në Moskë, SHBA: Kina të ushtrojë presion

SHBA i ka kërkuar presidenti kinez, Xi Jinping që t’i bëjë presion Vladimir Putinit që të ndalojë krimet e luftës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje Xi që t’i kërkojë homologut të tij rus të tërheqë trupat nga Ukraina.

John Kirby shtoi se kërkimi i një armëpushimi nuk do të mjaftonte, prandaj kërkoi tërheqjen totale të trupave ruse.

“Ne shpresojmë që presidenti Xi do të bëjë presion ndaj Presidentit Putin që të ndalojë bombardimet e qyteteve, spitaleve dhe shkollave të Ukrainës, të ndalojë krimet e luftës dhe mizoritë dhe të tërheqë trupat e tij.

Por ne jemi të shqetësuar se në vend të kësaj Kina do të përsërisë thirrjet për një armëpushim që i lë forcat ruse brenda territorit sovran të Ukrainës dhe çdo armëpushim që nuk adreson largimin e forcave ruse nga Ukraina do të ratifikonte në mënyrë efektive pushtimet e paligjshme të Rusisë”, tha ai.

Ndërkohë udhëheqësi kinez Xi Jinping është larguar nga Rusia dhe po kthehet në Kinë, sipas medias shtetërore kineze CCTV.

“Më 22 mars në mëngjes me orën lokale, presidenti Xi përfundon vizitën e tij shtetërore dhe niset nga Rusia për në Kinë.”, thuhet në mediat britanike.

Kjo i jep fund një vizite shtetërore tre-ditore, në të cilën udhëheqësi kinez dhe presidenti rus Vladimir Putin u zotuan të thellojnë lidhjet në një shfaqje uniteti që ka rritur shqetësimet se Pekini do të sigurojë mbulim për luftën e Kremlinit në Ukrainë.

vizita e jinping në moskë shba

Lini një Përgjigje