
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias ka folur për vizitën e Erdoganit në Athinë.
Në një intervistë të dhënë për gazetën “To Vima tik Kyriaki”, Dendias tha se vizita e Erdogan ishte një hap në drejtim të rregullimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai tha gjithashtu se Greqia do të jetë gati gjithmonë për skenarin pozitiv dhe atë negativ.
“Vizita e Erdoganit dhe Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit në Athinë ishte një hap në drejtim të qetësisë së marrëdhënieve greko-turke. Megjithatë, ne nuk jemi naivë të presim heqjen e problemeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes sonë “me magji”.
Ne duhet të jemi gjithmonë gati për skenarin pozitiv dhe atë negativ. Është e dobishme të diskutojmë edhe kur dihet se nuk pajtohemi, pasi kjo ndihmon për të shmangur një “aksident”. Me fjalë të tjera, një veprim që mund të mos jetë i paramenduar, por në mungesë të kanaleve të komunikimit do të marrë përmasa të paparashikueshme”, sqaroi zoti Dendias.
Lidhur me takimin e tij me homologun Yassar Guler, Dendias iu referua komunikimit të tyre të mirë personal, por nënvizoi se Turqia duhet të vazhdojë të kontribuojë në shmangien e tensioneve në terren.
“Nëse duam një ndryshim real të faqes në marrëdhëniet greko-turke, duhet edhe ndryshimi i qëndrimit të vendit fqinj për çështjet strukturore, të cilat potencialisht mund të shkaktojnë regres në tension në të ardhmen. Shpresoj që Turqia nga ana e saj të vazhdojë të kontribuojë në shmangien e tensioneve në terren”.
Lini një Përgjigje