TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2023, 11:33

Viktor Orban reagon pas lirimit të 3 policëve të Kosovës: Dëshmi e bashkëpunimit strategjik Hungari-Serbi!

Shkruar nga Pamfleti
Viktor Orban reagon pas lirimit të 3 policëve të Kosovës:
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia duke marrë meritat e vendimit, që sipas tij erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së bërë në takimin për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Orban shkroi në Twitter se Vuçiçi e ka njoftuar se do t’i lirojë policët. Ai tha se ky vendim është “dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik” mes Hungarisë dhe Serbisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. Ne e vlerësojmë lart hapin e Presidentit Vuçiç, të cilin ai e ndërmori në një periudhë sfidash serioze, dhe vendim i të cilit është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe angazhimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.”, shkroi Orban.

viktor orban lirimit të 3 policëve të kosovës aleksandar vuçiç.

Lini një Përgjigje