TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2026, 19:03

Video/ Afrohet me makinë dhe hap zjarr, publikohen pamjet e masakrës në Turqi; policia në kërkim të autorit

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Afrohet me makinë dhe hap zjarr, publikohen pamjet e masakrës
Autori i dyshuar dhe pamje nga sulmi

Kanë dalë pamjet tronditëse të sulmit me armë që goditi provincën turke të Mersinit, ku një person i armatosur vrau katër njerëz dhe plagosi tetë të tjerë në një seri sulmesh në distriktin Tarsus.

Videoja e kamerave të sigurisë tregon momentin kur autori afrohet me një makinë të bardhë pranë një restoranti në lagjen Kadelli Dörtler. Më pas hap zjarr ndaj personave që ndodheshin jashtë restorantit, teksa më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.


Sipas mediave turke, sulmuesi identifikohet si Metin Öztürk. Sulmi i parë ndodhi në restorantin në pronësi të Sabri Pan, i cili humbi jetën në spital pas plagëve të marra. Një tjetër viktimë, punonjësi Ahmet Ercan Can, vdiq në vendngjarje.

Pas sulmit në restorant, autori vazhdoi lëvizjen në zona të tjera të Tarsusit, ku vrau edhe dy persona të tjerë: Yusuf Oktay, një i ri që po kulloste kafshët në zonën Kaburgediği, dhe shoferin e kamionit Abdullah Koca pranë banesës së tij në Yenimahalle.

Tetë persona të tjerë mbetën të plagosur gjatë itinerarit të sulmuesit, ndërsa autoritetet paralajmëruan se bilanci mund të rëndohet.

Pas masakrës, policia dhe xhandarmëria turke nisën një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Në operacion janë përfshirë helikopterë, pika kontrolli dhe forca të shumta sigurie që po kontrollojnë zonat përreth Mersinit dhe Tarsusit.

Hetimet për motivet e sulmit vazhdojnë, ndërsa Turqia po përballet me një tjetër episod të rëndë dhune me armë vetëm pak javë pas sulmeve të tjera vdekjeprurëse të kryera nga adoleshentë në vend.

Video/ Afrohet me makinë dhe hap zjarr, publikohen pamjet e masakrës
Autori i dyshuar

turqi sulm

Lini një Përgjigje